Këtë detyrë në llogarinë e gjërave të pashpirt dhe të pallogaritshme, mund ta bëjnë vetëm engëjt e Tij të panumërt, që ndodhen në të gjithë Mbretërinë e Tij, në qiej dhe në tokë. Ai me këtë adhurim atyre i ka dhënë detyra, prandaj ato i ka krijuar në atë mënyrë, që të japin gjykim të përsosur dhe të kenë lehtësi, në kryerjen e detyrave të mëdha dhe të vështira.
Shembull: Profetët e "Beni Israilëve", (bijve të Izraelit) kanë thënë ashtu siç ka transmetuar edhe Ibni Abbasi, se një materie e botës tjetër, që emërohet “Suhret", është bërë bazë për engjëjt mbikqyrës të botërave "Theur" dhe "Hut".
Megjithëse në tregimet e mëparshme e kemi ndriçuar çështjen e engjëjve, përsëri filozofia materialiste, gjendjen e botës e paraqet të errët dhe të trishtuar. Ato nuk e dijnë se bota është e mbështetur në mbikëqyrjen e engjëjve "Theur" dhe "Hut", të cilët e kanë bazën e tyre të mbështetjes tek "Suhreti". Kurse Krijuesi i Gjithësisë, suhretin e ka dërguar si një formë të materies së xhennetit dhe si gurin themelor të kësaj bote, ku në të ardhmen një pjesë e tyre do të dërgohen në xhennetin e përjetshëm.
Mjerisht, nga pikëpamja e popullit të thjeshtë, kjo e vërtetë e amshuar, me kalimin e kohës është pranuar se gjoja kjo botë është mbështetur mbi kurrizin e një kau apo të një peshku. Besoj e kuptuam se engjëjt siç janë të aftë të shëtisin në qiell, po ashtu ata shumë lehtë mund të shëtisin edhe në tokë, nëpër gurë, ashtu si edhe brenda të gjithë botës. Si gjithë të tjerat edhe kjo botë nuk është e nevojshme të mbështetet mbi kurrizin e peshkut apo të kaut.
Shembull: All-llahu xh.sh. i ka krijuar të tillë engjëjt, që të përfaqësojnë të gjitha kombësitë e kësaj bote. Vetëm me anë të melekëve, bëhet e mundur që krijesat e pavetëdijshme, të shprehin adhurimin e tyre ndaj All-llahut xh.sh., njëlloj si krijesat e vetëdijshme. Midis frutit të gjithësisë, pra njeriut dhe Krijuesit të tij, janë: Ai që sjell mesazhe, revelata, kryemeleku, Xhebraili, meleku Israfil, me detyrën për t’i fryer “surit” ditën e kijametit dhe pastaj Azraili (a.s.), të cilët janë ngarkuar që të qëndrojnë midis krijesave të gjalla.Kur lindin dhe kur vdesin, i çlirojnë ata, megjithëse këto vepra janë të Zotit xh.sh. (por këto melekë janë me detyrën e përfaqësuesit të ruajtjes së nderit të madhështisë së Zotit xh.sh.).