Që nga koha e Hz. Ademit dhe deri tani, të gjitha librat dhe fletushkat e shenjta flasin për ekzistencën e melekëve dhe adhurimin e tyre. Në të gjithë shekujt, bisedat dhe fjalimet që ata kanë mbajtur, i kanë transmetuar Kur’ani, profetët dhe njerëzit e shenjtë. A nuk është ky një fakt i pamohueshëm, për t’iu besuar atyreve? Ne u besojmë amerikanëve edhe pse atje nuk kemi qenë, por jemi të informuar. A e shikon "frutin" e dytë të besimit, që vërteton të gjithë ato argumente për ekzistencën e melekëve? A e pe se si u rrotullua dhe shndriti e gjithë gjithësia, skaj më skaj, si një Xhami e Madhe? Ajo i çeli sytë e verbër të materialistëve dhe sidomos atyre që thonë se atje nuk ka jetë dhe është errësirë e tmerr. Feja e vërtetë, myslimanëve u tregon se atje jetojnë krijesa të gjalla, të vetëdijshme, dhe të buta. Merri "dylbitë" e fesë, për të parë një gjithësi të ëmbël. Këto bukuri dhe shije u tregojnë besimtarëve jo vetëm për jetën e përjetshme, por edhe për këtë jetë, sipas shkallës së besimit që kanë.
Përfundim
Me sekretin e "Njësimit të Zotit xh.sh.", në të gjithë gjithësinë janë treguar veprat e Një All-llahu xh.sh., që mbajnë të njëjtën Vulë, të njëjtën Fuqi, të njëjtin Emër dhe të njëjtën Dije Universale, që shfaqen në secilin art dhe duken sikur disa brohorasin dhe disa duke mërmëritur butësisht thonë: "Ne kemi të njëjtin Zot xh.sh.. Ai na ka krijuar, na drejton dhe na edukon. Me të njëjtën Fuqi,edhe engjëjt i ka krijuar gjithëkund, për të shprehur adhurimet e atyre që ata janë të pafajshëm, të pastër dhe të bindur ndaj Krijuesit. Ato nuk bëjnë asnjë gjë nga vetja dhe pa urdhër askënd nuk mund të ndihmojnë, ato janë jehona e këtyre ajeteve:
38 ) “Ja, ata janë robër të ndershëm, duke iu përmbajtur me përpikmëri asaj me ç’ka urdhërohen”.
SAID NURSI