Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 75
(1-79)

Kështu duke shprehur adhurimin, ata kryejnë detyrën e mbikqyrësve. Ato shprehin adhurimin e tyre ndaj All-llahut xh.sh., duke ngjallë dhe duke marrë shpirtërat. Mikaili (a.s.) me krijimin e tij të çuditshëm, ka për detyrë që si përfaqësues i vetëdijshëm, t’i paraqesë

All-llahut xh.sh. të gjitha falenderimet e qenieve të pavetëdijshme, të interesohet për ushqimin e tyre dhe t’i sqarojë ato se kjo është një bamirësi e këndshme e Mëshirës së Madhe të All-llahut xh.sh.. Këta katër melekë janë krijuar si një domosdoshmëri e çuditshme dhe ekzistenca e tyre është nevojë e Gjykimit të Madhërishëm. Ekzistenca e këtyre si dhe e karvaneve të tjerë të melekëve është më se e vërtetë dhe e padyshimtë. Për të kuptuar edhe më mirë këtë, duhet të bëjmë krahasim edhe me çështjet e tjera të të vërtetave që kanë kontakt me të.

Ja pra në rruzullin e tokës gjinden mbi katërqindmijë specie të ndryshme gjallesash, që i ka krijuar All-llahu i Madhërishëm. Me këto gjallesa Ai e ka hijeshuar botën. Ekzisjtenca e tyre duke thënë: MASHAALL-LLAH, BAREKALL-LLAH, SUBHANALL-LLAH, mundohet të reklamojë mrekullitë e Zotit xh.sh. dhe të shprehë Mëshirën dhe Bamirësinë e Tij me këto fjalë të bukura dhe me:

ELHAMDULIL-LAH, UESH-SHUKRULIL-LAH dhe

ALL-LLAHU EKBER, të shprehë falenderimet e zjarrta.

Nga kjo kuptojmë se Fuqiploti i Ditur ka krijuar engjëjt dhe "ruhanitë", të pamëkatshmit, për t’u bërë të dëgjueshëm, kur ato shprehin adhurimin e tyre. Engjëjt dhe ruhanitë, nuk e kundërshtojnë kurrë fjalën dhe urdhërat e Tij. Ata gjithashtu janë të përshtatshëm të jetojnë në qiejt madhështorë, pa lënë asnjë hapësirë bosh. Ata vazhdimisht bëjnë adhurimet e tyre. Disa karvane krijesash i ka krijuar prej melekëve të

mëdhenj,saqë disa të vegjël të tyre, zbresin pikat e shiut, duke i shëmbëllyer duartrokitjeve. Ato sikur i gëzohen Mrekullive dhe Arteve të Mëshirës së All-llahut xh.sh., engjëjt e mëdhenj hipin nëpër yje dhe qiej, për të soditur Fuqinë Hyjnore, duke thënë:

"LA ILAHE ILALL-LLAH. ALLAHU EKBER" (S’ka zot tjetër përveç All-llahut. All-llahu është më i Madhi). Kështu veprojnë për të shprehur adhurimin e tyre nëpër të gjitha botërat.

Nuk ka ze