Me pak punë dhe duke mos kryer detyrat i shkatërron plotësisht. Punëtorët dëmtues, konsiderohen si shpikës, e në fakt ata nuk kanë kurrfarë ndikimi, përveç zhdukjes, me një punë dhe vullnet të pakët. Por, ato gjërat e shkatërruara, për arsye se vijnë nga zhdukja, këto punëtorë të dëmshëm në të vërtetë janë shkaku i rezultatit të keq. Kështu që, po qe se janë të vetëdijshëm,meritojnë dënimin. Kuptohet se punët e liga, secili i ka vetë në dorë t’i kryejë apo jo. Për punët e mira, të hajrit është ndryshe; punëtorët, prodhuesit e të mirave në të vërtetë nuk ndikojnë dhe nuk i prodhojnë dot ato, por janë përçues të mirësive të All-llahut xh.sh. dhe pagesa apo shpërblimi i tyre është një dhuratë e Tij. Këtë çështje, Kur’ani Famëlartë me këtë ajet e vërteton plotësisht:
36)“Çfarëdo e mire që të vjen, është nga All-llahu, e çfarë të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti”.
Shkurt për botërat e ekzistencës, që duke u ndeshur me ato mosekzistente, të cilat japin prodhimet e tyre të xhennetit apo xhehennemit, paraqiten dy thënie: Ekzistencialistët që thonë: “Elhamdulil-lah, Elhamdulil-lah (Falenderimet i takojnë
All-llahut)”. Dhe mosekzistencialistët që thonë: “Subhanall-llah, Subhanall-llah
(All-llahu është i Patëmeta)”.
Në këtë hapësirë të gjerë, ku ndeshen engjëjt me djajt dhe ligësitë me bukuritë, në këtë moment shfaqet fruti i besimi tek engjëjt. Kështu me Dritën dhe Nurin e Kur’anit e zgjidha problemin dhe u ndriçova nga drita e ajetit, duke shijuar ëmbëlsinë e frutit të Tij:
37) All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues), i qiejve dhe i tokës”.
“Fjala e njëzetekatërt" dhe “Fjala e Njëzetenëntë", tregojnë mrekullinë e "elifeve" (shkronja e parë e alfabetit arab) ku në një mënyrë të ndritur dallohen shenjat e melekëve.
All-llahu i Madhëruar, në të gjitha anët e botës, që nga gjërat më të thjeshta deri tek ato më të ndërlikuarat, dëshiron që të tregojë Mëshirën e Tij. Çdo krijesë dhe çdo specie, dëshiron që ta tërheqë nga Vetja, për të fituar dashurinë e tyre. Ai nuk kërkon ndonjë gjë të tepërt nga ato, por vetëm që me ngrohtësinë dhe dashurinë e tyre, ta falenderojnë dhe ta lartësojnë nga të metat. Është e natyrshme se në këtë gjithësi të pafund, përballë mirësive të panumërta, Ai nga krijesat e Tij dëshiron një adhurim të vetëdijshëm, bile edhe nga ato të pavetëdijshmit, qofshin ato të mëdha, apo të vogla.
Türkçe
English
العربية
Pyccĸий
français
Deutsch
Español
italiano
中文
日本語
Қазақ
Кыргыз
o'zbek
azərbaycan
Türkmence