Një perde e tillë është edhe vetë detyra e Azrailit (a.s.), që ankesat e pavend të mos shkojnë tek Zoti xh.sh..Nuk është e mundur që secili të shohë qëllimin e bukur të vdekjes, pra anën e mëshirës së Zotit xh.sh.. Çdo njeri gjykon nga pamja e jashtme e ndodhisë dhe në mënyrë të pavend bën analizën e saj. Tani duhet ta kuptoni pse All-llahu xh.sh., ka vënë shkaqe në mes të vdekjes dhe njeriut. Jo vetëm engjëjt, por edhe të gjitha arsyet janë si një perde ndaj Lartësisë së All-llahut xh.sh.. Të gjitha bukuritë gjenden pas perdes, që të mos e humbasin bukurinë dhe të mos gjykohet vetëm nga ana e jashtme e tyre, në mënyrë që të mbrohet Dituria e Kulluar e All-llahut xh.sh.. Në këtë mënyrë, ligësitë që ndodhin në këtë gjithësi, të mos i shkojnë Zotit xh.sh., duke mos menduar se Ai po bën padrejtësi. Pra për këto fenomene të dukshme, të papëlqyera dhe të pamëshirshme, të mos gjykohet se All-llahu xh.sh. po tregohet i pamëshirshëm.
Këto probleme Risale-i Nur i ka sqaruar thellësisht duke theksuar se, këto ndodhi nuk kanë shumë rëndësi, ose janë të një rëndësie të vogël, përderisa ato nuk mund të zbehin dot vulën e "caktimit të Zotit xh.sh.". Pra krijimi dhe shpikja, janë cilësi të veçanta të All-llahut xh.sh.. Shkaqet kryejnë funksionin e perdeve. Edhe ëngjëjt (melektë), që janë krijesa të vetëdijshme, me vullnetin e tyre të paktë, pa shtuar asgjë, vetëm veprojnë, shërbejnë dhe bëjnë adhurim ndaj Krijuesit të tyre. Veprim tjetër nuk përputhet me rangun e tyre.
Sedra e Madhërisë së Tij kërkon të fshihet pas perdes së shkaqeve, përpara mendjes së njerëzve.
Sundimi dhe Njësimi i Zotit xh.sh. kërkon që shkaqet ta heqin ndikimin e tyre të vërtetë, sepse ai i takon vetëm Atij, All-llahut xh.sh..
Tani në punët e hajrit dhe të ekzistencës, janë shtyrë të shërbejnë melektë. Në dukje ata janë mbrojtësit e Fuqisë së Edukatorit ndaj të mirave të fshehura, për t’u mbrojtur nga kriminelët dhe ligësitë. Njëlloj edhe fenomenet e këqija dhe të papëlqyera, si shejtanët, xhindët dhe njerëzit e pafé, shërbejnë për të mbrojtur Zotin, që të mos duket i pamëshirshëm dhe të ruhet nga kontradiktat dhe të metat, që janë të shumta në gjithësi. Të metat vijnë nga paaftësia, mosekzistenca, shkatërrimi dhe moskryerja e detyrave. Të gjitha këto fenomene të çojnë në asgjëshmëri dhe rrëzim të plotë. Perdet djallëzore të shejtanëve dhe të gjërave të këqija, janë nga një perde për të mbrojtur lartësinë e All-llahut xh.sh. dhe ndoshta ekzistenca e tyre është që këto shëmtira të tërhiqen nga vetja e tyre. Për të shkatërruar është fare e lehtë dhe nuk duhet shumë forcë.