Për ta shkatërruar atë, mjafton të plotësohet vetëm një kusht, apo një fije shkrepse e dikujt. Po kështu edhe shejtanët e njerëzve dhe të xhindëve, me pak mundim mund të bëjnë dëme të mëdha shpirtërore, duke të rrëzuar përtokë në mënyrë të tmerrshme. Fara dhe themeli i të gjitha të këqijave është rënia dhe shkatërrimi. Kur të shikosh edhe tregimet e mëparshme, do të vësh re shumë mirë se cila është arsyeja, që një pakicë e njerëzve të rrezikshëm mund t’i kundërvihen një shumice të madhe. Në këtë çast, njerëzit e ndershëm dhe të pambrojtur, mbështeten tek All-llahu xh.sh.. Besoj se tani e kuptuat më mirë se cilat janë arsyet që Kur’ani na këshillon të mbështetemi tek Zoti xh.sh., duke qenë një armë e mirë dhe e sigurtë për muslimanët. Nëntëdhjetë e nëntë emra të bukur u ka dhënë feja, duke i këshilluar rreptë, që të mbështeten tek Fuqia e Tij.
Tani m’u shfaq fundi i një të vërtete të madhe dhe i kësaj çështje të vështirë: Xhenneti mban prodhimet e ekzistencës dhe është hambari i të gjitha farërave të zymbylëve të kësaj bote. Xhehennemi është për të treguar përfundimin e tmerrshëm të botërave të shkatërrimit dhe të asgjësë, ku piqen prodhimet e saja. Pra "fabrika" e xhehennemit, midis detyrave të tjera është e detyruar që botërat e ekzistencës t’i pastrojë nga e kundërta e saj. Ne nuk po hapim derën e kësaj çështje kaq të vështirë. Inshaall-llah ndonjëherë tjetër do të na jepet rasti që ta tregojmë.
(Një pjesë e vogël e besimit tek ekzistenca e melekëve, "Munker" dhe "Nekir", pyetës në varr. Duke menduar se një ditë, si të gjithë të tjerët edhe unë do të hyj në varr, e imagjinova këtë, sikur më ndodhi në këtë çast. Aty i vetëm, në errësirë, i ngushtuar, i ftohtë, i burgosur, i trishtuar dhe i pashpresë. Kur po përjetoja këtë gjendje fatale, në çast, hyjnë dy melekë fisnikë, që u shkëputën prej karvanëve "Munker" dhe "Nekir",duke filluar të debatojnë me mua. Gjatë kësaj bisede zemra dhe varri im u zgjeruan dhe u shndritën. Gjendja e vetmisë dhe e ftohtësisë m’u largua, duke hapur para meje botën e shpirtërave dhe të soditjeve të mrekullueshme. Tani kjo është thjeshtë një meditim, por në të ardhmen kjo do të jetë një realitet. Me gjithë shpirt, kësaj të vërtete iu gëzova dhe falenderova Zotin xh.sh..
Nxënësit e Risale-i Nurit, të vërtetat për melektë e varrit, do t’i gjejnë tek ky libër dhe do të ndihen të sigurtë shpirtërisht. Ekzistenca e vërtetë e melekëve edhe tek varri ato do t’i ngushëllojë dhe do të brohorasin: "Inshaall-llah", njëlloj si ai nxënësi i medresesë, që ka studiuar gramatikën e gjuhës arabe dhe me dëshminë e një evlijaje, kur ka vdekur dhe e pyesin melektë: "Men rabbuke?" (cili është Zoti yt), ai duke menduar se është në shkollë dhe në lëndën e gramatikës, përgjigjet: "men" (mupteda, është fillimi), “Rabbuke" (është lajmi i fjalës “men”, ashtu siç kur thuhet “erdhi”, lajmërohet për dikë që ka ardhdhur). Ai shton: “Vazhdoni pyetjet për ndonjë gjë tjetër. Këto për mua nuk janë shumë problem”.