Dobitë e përsëritjes së Kur’anit, ju i keni sqaruar jashtëzakonisht mirë në këtë kapitull. E keni mbrojtur mjaft mirë atë dhe ia keni marrë hakun. Ne duke i marrë erë kësaj "luleje", po na plotësohen ndjenjat dhe po na lehtësohen dëshirat e shpirtit. Përballë izolimit dhe vuajtjeve të burgut, këto nëntë fruta të "Çështjeve........", të sqaruara aq bukur, u bënë shkak për çlirimin nga to. Në të njëjtën mënyrë edhe "Çështja e dhjetë", e ka shfaqur bukurinë e saj duke rreshtuar të gjitha mrekullitë e Kur’anit Famëlartë.
I dashur mësuesi im!
Ashtu si trandafili i bukur dhe erëkëndshëm,që pas shpërbërjes, përmblidhet në farat e tij, po ashtu duke e lexuar këtë kapitull me bukuri të rrallë, në "lulen....." e ndritshme të Emirdagut, nëntë muajt e burgosjes na bëri t’i harrojmë dhe na zbriti në gjendjen fillestare. Duke lexuar këtë kapitull me bukuri fantastike, nuk po ngopesha dhe mbeta i habitur, veçanërisht kur argumenton se Kur’ani është një Libër i paarritshëm, duke iu dhënë një shuplakë në fytyrë,të pafeve që duan ta rishkruajnë dhe ta përkthejnë atë, gjoja për ta kuptuar më lehtë populli. Ata hipokritë nuk i kanë parasysh faktet se deri tani janë shkruar 10-20-40, deri në 70 libra me vëllime nga ana e komentatorëve të ndryshëm dhe gjithashtu treqind e pesedhjetë mijë lloje komentesh janë bërë deri tani, por askush nuk i është afruar dot vlerave autentike të Kur’anit. Ka mbi trembëdhjetë shekuj, që Ai tek të gjithë brezat, ka ruajtur autenticitetin dhe freskinë e Vet. Gjer më sot, populli musliman pa u lëkundur, është përkulur vetëm përpara Tij. Kur’ani në çdo shekull, i ka kërcënuar popujt tiranë, duke i trembur, kurse popujt e shtypur i ka mëshiruar dhe përkrahur.
Kur’ani duke vazhduar, kritikon edhe kriminelët e ditëve të sotme, që kanë torturuar myslimanët dhe i tremb në mënyrë të tmerrshme ata.
Ne nxënësve të tij, ai na ka ndihmuar dhe na ka shpëtuar, si profetët dhe popujt e mëparshëm. Unë me shpjegimet e atyre dy përfundimeve me të cilat ke mbyllur kapitullin, nga gëzimi nuk di se si ta falenderoj All-llahun xh.sh.. Edhe shokëve të mi u kam thënë shpeshherë se All-llahu xh.sh. mos e heqtë kurrë hirin e Tij nga mësuesi ynë, në shpinën e dobët të të cilit, Zoti xh.sh., ka vendosur një peshë të rëndë. All-llahu xh.sh. ia lehtësoftë këtë peshë dhe ta gëzojë deri në përjetësi! Amin!