Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 65
(1-79)

Domethënë, secila gjallesë, që humbet shijet dhe mendimet për këtë fazë kalimtare dhe mendon për të ardhmen, shpirtërisht ajo fiton shumë. Meqenëse ekziston All-llahu xh.sh., me Diturinë e Tij universale, Ai çdo gjë e përcakton në kujtesën e besimtarëve. Ndarja, humbja, mosekzistenca, zhdukja dhe përkohshmëria, nuk ekzistojnë për muslimanin. Kjo ngjet vetëm për mosbesimtarët, të cilët mendojnë se pas vdekjes, çdo gjë shkatërrohet dhe kthehet në formën fillestare. Për ta çdo gjë shkon nga asgjëja dhe konsumohet plotësisht. Këtë fakt e shpjegon shumë mirë kjo fjalë e urtë, që do të nënvizojmë më poshtë: “Nëse mendimi yt është përqendruar tek ekzistenca e All-llahut xh.sh., atëhere për ty çdo gjë ekziston. Kush thotë se nuk ka All-llah, për të asgjë nuk ekziston”.

Besimtarin, besimi për jetën tjetër, në çastin e vdekjes e ngushëllon edhe pse në këtë botë ai mund të ketë bërë një jetë të mirë dhe të veçantë. Por me mosbesimtarin ndodh e kundërta. Ai me mosbesimin e tij absolut, ashtu siç mohon Zotin e vet, po ashtu edhe jetën që është duke jetuar ende, e shkatërron shpirtërisht dhe e helmon atë. Le t’u buçasin veshët atyre që pëlqejnë më shumë këtë jetë të përkohshme dhe le të gjejnë një zgjidhje për të shpëtuar nga torturat e tmerrshme.

35)“Ti je i Patëmeta, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti. Vërtetë Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti”.

Kam shumë nevojë për duanë, lutjen tuaj! Vëllai juaj që ju do shumë.

Said Nursi.


LETRA E NXËNËSIT HYSREV,
Q Ë I KA DËRGUAR MËSUESÝT TË TIJ SAID NURSI, LIDHUR ME

"ÇËSHTJEN E DHJETË".

Shumë i dashur mësuesi im!

Falenderoj shumë All-llahun xh.sh., që pas dy muaj pritjeje, mora një lajm për gjendjen tuaj. Më ka rënë në dorë kapitulli që u përgjigjet kundërshtarëve, që i gjejnë të panevojshme përsëritjet e Kur’anit Famëlartë. Ajo që më dha frymëmarrje dhe më qetësoi shpirtin, ishte paragrafi që titullohet "Lulja e Emirdagut", që keni parashtruar në Risale-i Nur, kur keni shtjelluar "Çështjen e dhjetë", me të dënuarit e Denizlisë.

Nuk ka ze