Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 34
(1-79)

Po t’iu referohemi të gjitha këtyre që thamë, do të konkludojmë se në botën materiale qëndrojnë me qindra të vërteta. Krijuesi i Ditur në faqen e tokës ka mundur t’i shumëzojë krijimet materiale me një shpejtësi të madhe, duke shfaqur nëpërmjet tyre të vërtetat e përmendura më lart. Karvane të panumërt të qenieve të stisura me një trup material, i dërgon në ekspozitën e kësaj bote, që më pas t’i çlirojë, për t’i transferuar në një vend tjetër. Në këtë "fabrikë natyrore" të gjithësisë, Ai përpunon të gjithë materialin e gjallë, për të marrë nga ky prodhime të bollshme, duke e kthyer këtë botë në një kopsht, ku rriten fidanet e parajsës së lumtur. Për të plotësuar dëshirat e stomakut të njeriut, kur ai i lutet me gjuhën e nevojës All-llahut xh.sh., Ky e dëgjon atë dhe me një vëmendje të veçantë ia plotëson materialisht me mjete të panumërta. All-llahu xh.sh. ka përgatitur ushqime të shijshme dhe të pafundme, të stolisura me një art të rrallë. Nga këto bamirësi që bën të kuptohet mirë dhe s’ka dyshim se në jetën tjetër, në atë të parajsës, mirësitë do të jenë edhe më të shumta dhe më materiale se këtu. Nuk është siç thonë disa të paditur se në botën tjetër ka vetëm shpirtëra që do të kënaqen dhe asgjë materiale. E rëndësishme për atë jetë është se njeriut, atje do t’i jepen po ato ushqime, që ai ka provuar në këtë jetë dhe me të cilat është mësuar. A ta pranon mendja që materialisht, lutjen e thjeshtë me gjendjen e tij që ka bërë, të mos e pranojë dhe plotësojë me mrekulli të panumërta dhe me ushqime të bollshme dhe të shijshme? Dijetari Fisnik dhe Fuqiplotës i Mëshirshëm, jo rastësisht, por në mënyrë të programuar dhe të drejtëpeshuar në mënyrë perfekte, u përgjigjet të gjitha qëllimeve dhe kërkesave të krijesave. Pas të gjitha këtyre sqarimeve që kemi bërë deri tani, a ka mundësi që të gjitha lutjet për lumturinë e përjetshme të mos plotësohen?

Nuk ka ze