Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 33
(1-79)

Kuptimi i këtyre çështjeve është sqaruar në Risale-i Nur, prandaj po e lëmë me kaq. Çdo qytet, me shtëpitë e tij të shumta është një familje e madhe. Po nuk sundoi besimi në jetën tjetër në këtë "familje", në vend që aty të sundojnë cilësitë e bukura njerëzore, si sinqeriteti, respekti, shpirti i sakrificës, hiri i All-llahut xh.sh. dhe dëshira për të bërë mirë, atëhere vendin e tyre do ta zë mëria, interesi, tradhëtia, uni, artificialja, dëshira për të rënë në sy, ryshfeti dhe mashtrimi, të cilët edhe do të marrin hov. Në dukje që të jetohet nën sigurim të besnikërisë dhe të humanizmit, do të gjykojnë terrorizmi dhe injoranca. Jeta e qytetit do të helmohet dhe do të rrisi fëmijë vagabondë. Të rinjtë do të nisin rrugën e pijes dhe më të fortët do të merren me krime. Pleqtë do të fillojnë të qajnë. Po ta krahasosh këtë me atdheun, që është si një shtëpi kombëtare, do të bindesh se po mbizotëroi besimi, në këtë "shtëpi" në çast do të shfaqen cilësitë njerëzore si nderi, mëshira, serioziteti, dashuria, mosdhënia e ryshfetit, besnikëria, ndihma dhe mirësjellja, që do t’ia ngrejnë dhe lartësojnë dinjitetin këtij qyteti. Besimi, fëmijëve do t’u thotë: "Me vagabondësi nuk mund të shkosh në parajsë, por lëre dhe pajisu me mësimet e Kur’anit, që të bëhesh i nderuar". Të rinjëve u thotë: "Mos harro se ka edhe ferr, lëre të dehurit dhe dashurinë aventureske!" Mizorëve u thotë: “Ka tortura të mëdha, do të vuash! Drejtësia e fesë do t’ua ulë kokën!" Pleqve duke ia kthyer të qarat në ngazëllim u thotë: "Mos e humbni shpresën! Një lumturi që nuk e keni shijuar kurrë, një rifreskim dhe rini e përjetshme po ju pret. Mundohuni t’i fitoni ato!" Secilit grupim të njerëzve u jep një shpresë. Kur secili grup të ketë zbatuar të gjitha këto, atëhere e kupton se si rrotullohet jeta nga vuajtjet në ferr, në lumturinë e përjetshme të parajsës së ndritshme. Le t’iu buçasin veshët sociologëve dhe atyre që merren me vlerësimin e të mirave materiale dhe analizën morale të njerëzimit. Tani nga mijëra cilësi të besimit, paraqitëm pesë apo gjashtë modele dhe po qe se i krahason me të tjerat e kupton se besimi është një nga premisat kryesore të lumturisë së të dy jetëve. Dyshimeve dashakeqe, me argumente shumë të forta, u është përgjigjur Risale-i Nur nëpërmjet “Fjalës së dhjetë" dhe të "Njëzetepestë", prandaj ne po mjaftohemi me një shënim të shkurtër: Pasqyrimi më i gjerë i Emrave të Bukur është mëshiruar tek trupat e gjallë fizikë. Qendra e pasqyrimeve të Zotit xh.sh. dhe qëllimi hyjnor i krijimit të Gjithësisë është mbështetur tek dukuria fizike. Bamirësia e Zotit xh.sh. shfaqet në një spektër shumëngjyrësh dhe prapë se prap çdo detaj bazohet po në dukuritë fizike të gjallesave. Njerëzit me gjuhën e nevojës, i drejtohen Krijuesit të tyre, për të gjitha kërkesat fiziologjike të panumërta, përmbushja e të cilave përsëri është me përbërje materiale dhe plotësisht e prekshme. Në thelb të shumëllojshmërisë së farave, si në ato shpirtërore dhe metafizike, është përqëndruar në trupat fizikë dhe materialë.

Nuk ka ze