Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 29
(1-79)

Kurse njeriu mban shpresa të panumërta,dhe kapitali i tij është një vullnet fare i vogël, që ka një varfëri të pafundme. Besimi është një thesar i mjaftueshëm për në jetën e mbrapme dhe një mbështetje e sigurtë tek lumturia e pafundme. Ai është gjithashtu edhe një mjet për të shijuar këtë jetë përballë vuajtjeve të panumërta dhe brengave të hidhura. Ai është edhe një arsye ngushëllimi si dhe një frut dobiprurës, gjatë rrugës për të fituar jetën e përjetshme. Po të sakrifikosh këtë jetë, prap se prapë del i fituar. Një frut tjetër i besimit për njeriun në këtë jetë, është se si individi garanton një jetë të bukur dhe të qetë.

E dyta, çdo njeriu nuk i hiqet nga mendja ndarja nga miqtë, farefisi dhe

varrosja e tyre dhe mendon se edhe vetë një ditë do të bie vetë atje. Vetëm për një mik të dashur, ky fatkeq sakrifikon veten. Sakrifikimi i vetes ndarjen e përjetshme me mijëra miq duke shkuar nga asgjëja, e hidhëron dhe e ligështon njeriun. Ky është një shqetësim që e dëshpëron më tepër se sa xhehennemi. Kur në imagjinatën e tij vijnë këto mendime të llahtarshme, pikërisht në këtë moment, në ndihmën e njeriut arrin besimi për jetën tjetër, që ia çelë perden e syve duke i thënë: "Shiko nëpërmjet dritës së besimit dhe beso se të afërmit dhe miqtë e tu shpëtuan nga vdekja e përjetshme dhe nga kalbja në varr." Në çast i bëhet si një lajm me shijen e xhennetit, që ia kënaq shpirtin. Ai bindet se do të ikë në botën e ndritur dhe do të takohet me miqtë dhe të afërmit e tij. Kjo çështje është trajtuar në veprën e Risale-i Nurit, prandaj po e lëmë me kaq.

E treta, një dobi tjetër që i garanton besimi, është edhe kjo: Nga të gjitha gjallesat e tjera, njeriu është më e përkryer, sepse është e pajisur me vlera të veçanta dhe me aftësi të rralla. Adhurimi i tij është i veçantë dhe aktiviteti i tij shfaqet në fusha të ndryshme. Ky njeri ka rënë në lakun e shtrëngimit midis të sotmes dhe të ardhmes, që me mosbesimin e tij ato i llogarit të vdekura dhe jo ekzistente. Çdo moment të jetës ai kërkon ta shfrytëzojë në çastin kur e jeton. Përpjekjet, dëshirat, vëllazërimin dhe humanizmin i mat me masën e çastit që përjeton. Shembull: Jo vetëm nga mungesa e njohurive, por edhe nga që do të ndahet dhe nuk do ta shohë më kurrë babain, gruan, vëllain, popullin dhe atdheun e vet që e do dhe i shërben, për arsye se nuk ka mundur t’u shërbejë me sinqeritet, vlera e tij humbet dhe zvogëlohet. Ai jo vetëm që nuk qëndron dot përmbi kafshët, por bie deri në fundin e pusit, sepse mendja që zotëron ai, atë do ta rrëzojë në gjendjen e një krijesë që vuan tortura.

Nuk ka ze