Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 16
(1-79)
ÇËSHTJA E SHTATË


4)“Me emrin e Allahut , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

Çështja e katastrofës (kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. Krijimi dhe ringjallja juaj nuk është më rëndë se krijimi i një qenieje (një njeriu). Shiko pra, gjurmët e mëshirës së All-llahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s’ka dyshim se Ai është që do t’i ngjallë të vdekurit, Ai për çdo send është i Plotfuqishëm.”

Siç e pamë edhe në "Çështjen e gjashtë", përpara shkollarëve të qytetit të Kastamonus, kur ata më patën thënë: "Njoftona Zotin tonë", unë mbajta një kumtesë të gjatë me gjuhën e shkencave, duke u dhënë një mësim të mirë. Kur e dëgjuan këtë ndodhi të burgosurit që takoheshin me mua, duke u nisur nga besimi dhe dëshira që krijuan për jetën e mbrapme, m’u lutën duke më thënë: "Na njih edhe me jetën pas Ringjalljes, që të bindemi, deri sa nuk na kanë rrëmbyer veset e nefsit që të na nxjerrin në rrugën e shtrembër të kohës sonë. Nuk duam të futemi më nëpër burgje." Për të plotësuar dëshirën e atyreve që lexuan "Çështjen e gjashtë" dhe për hir të nxënësve të burgut të Denizlisë, doli e nevojshme që të jap një përmledhje të shkurtër për “Besimin e jetës së mbrapme”, që është edhe njëri nga themelet e besimit. Duke iu dhënë një përmbledhje nga Risale-i Nur, u thashë: “Siç e theksova edhe në "Çështjen e gjashtë", pas kërkesës së nxënësve, u pata përgjigjur me gjuhën e shkencave që ata studionin, duke ua treguar si dritën e diellit. Edhe tani po në këtë mënyrë do t’iu flas për jetën e mbrapme, duke filluar më parë nga argumentet e Edukatorit tonë, Profetit Fisnik (a.s.), me Kur’anin e Famshëm, me melektë dhe me gjithësinë e pafund. Në fillim për jetën e mbrapme do t’i drejtohemi All-llahut xh.sh.. Ai këtë çështje na e dokumenton me anë të të Dërguarit të Tij, që paraqiti mesazhet e All-llahut xh.sh.. Në këto mesazhe Ai thotë: "Mos dyshoni në ekzistencën e jetës pas Ringjalljes. Atje do të transferoheni"."Fjala e dhjetë" me "Dymbëdhjetë të vërtetat" i ka dhënë përgjigje problemit të Ringjalljes dhe e ka vërtetuar me anë të disa Emrave të Bukur.

Nuk ka ze