Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 15
(1-79)

2) ”Zoti i qiejve e i tokës (All-llahu është Ai që) krijoi qiejt e tokën”.

Pra këto ajete na njoftojnë All-llahun, u thashë të rinjëve të shkollës dhe ata më besuan, duke u bindur plotësisht. Duke i verifikuar këto të vërteta që u tregova, ata thanë: "E falenderojmë Zotin se morëm një mësim shumë të vlefshëm dhe të amshuar", pastaj shtuan: "Mëshira e All-llahut qoftë mbi ty!" Unë vazhdova përsëri: "Njeriu është krijuar si një makineri që mban mijëra hidhërime dhe gëzime brenda saj. Shpirtërisht dhe materialisht ajo është e dobët dhe e sulmojnë atë armiqtë e panumërt. Gjithmonë është i varfër dhe i ndjeshëm shpirtërisht, sepse e kanë goditur vazhdimisht dhimbjet e ndarjeve dhe të humbjeve. Në këtë gjendje paaftësie, kur njeriu mbështetet me adhurim tek një Sundues Madhështor, atëhere ai gjen një pikë mbrojtjeje përballë armiqve dhe nevojave të pashterrshme; ashtu siç krenohet me nderin dhe pozitën e zotërisë së vet. Kur njeriu me besim dhe adhurim mbështetet tek Mëshirëploti i Fuqishëm, duke u lidhur shpirtërisht me Të dhe duke përfytyruar çastin e vdekjes si një çlirim, atëhere këtë njeri nuk mund ta mendosh se sa mirënjohës dhe falenderues është". Këtë që u thashë të rinjëve të shkollës, ua përsërita edhe shokëve të mi të burgut: "Atë (Zotin xh.sh.), kush e njeh dhe i përulet edhe po të jetë në kasolle, ndihet fatbardhë. Kush e harron edhe në pallat po të jetojë, do t’i duket si një kasolle e rrënuar dhe do të ndihet fatzi. Një viktimë fatbardhë duke shkuar për ta varur, mizorëve u tha: “Unë nuk po vdes, mbase duke u çliruar nga ju, unë po shkoj në lumturinë e përjetshme. Juve ju shoh si të dënuar me burgje të përjetshëm dhe kjo më duket se është shpagimi im kundër jush; pra hakun po e marr." Duke vazhduar me gëzim tha:

“Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut”,dhe me qetësi të zemrës dha shpirt.

3)”Ti je i Patëmeta, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti. Vërtetë Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti”.

Nuk ka ze