Në kopshtin e burgut ishin ngritur trekëmbësha për të ekzekutuar njerëzit. Pas murit ku ndodheshin trekëmbëshat, ishte varur gjithashtu edhe një afishe e cila lajmëron për një lotari me pjesëmarrje të përgjithshme. Të pesëqind të burgosurit që jemi këtu, do të na thërrasin një nga një, për të marrë pjesë në këtë lotari. Ata do të na thonë: "Ja, eja të marrësh mandatin e varjes!"; ose "merre urdhërin e burgosjes në vetmi"; apo "sihariq për ty, do të fitosh miliona dukat flori. Eja t’i marrësh!" Kudo ka nga këto afishe të varura nëpër mure. Të burgosurit njëri pas tjetrit dalin dhe drejtohen tek vendi i lotarisë.
Me sytë tonë po shohim se një grup sulen me vrap drejt varjes në përpjekje e sipër për të arritur tek vendi i lotarisë, ngjiten nga ana e trekëmbëshave, duke i përdorur ato si shkallë për të marrë dukatet. Pamë gjithashtu se erdhi një karvan që mbante në duar vegla muzikore dhe shishe pijesh, bakllava dhe embëlsira të tjera. Na nxitnin që të hanim e të pinim me ta. Ushqimet që na servirnin ishin të helmatisura. Karvani i dytë hynte duke mbajtur në duar letra edukimi dhe ushqime të lejuara, si dhe pije të bekuara. Ata na dhuronin nga sendet e tyre, duke na paralajmëruar sinqerisht se marrja e dhuratave të karvanit të parë ishte një provokim, sepse ajo është një shkak që të çon në varje.
Po qe se në vend të tyre do t’i pranoni këto dhurata të bekuara dhe do t’i lexoni këto letra edukimi që janë “dua”, atëhere do të shpëtoni nga ekzekutimi. Po vepruat kështu, ta dini se do t’i fitoni ato florinj që janë vënë në këtë lotari që janë dhuratë e Mbretit tonë. Në qoftë se do të hani nga ato ushqime të helmuara, e hidhura e tyre do të vazhdojë deri sa të vijë dita e varjes në trekëmbëshin e tmerrshëm. Pra po e shihni kuptimin e vërtetë të Fermanit të Mbretit, që paraqitet në të gjithë profetët dhe njerëzit e shenjtë. Për të gjithë besimtarët që iu përulen urdhërave të Mbretit dhe që kanë qenë të ndriçuar nga Besimi, në përfundim të kësaj jete meritojnë një biletë për tek thesaret e pasosura. Kjo është e padyshimtë dhe e argumentuar. Përkundrazi ata që nuk pendohen dhe kanë zgjedhur rrugën e mosbesimit,janë futur në mëkate,dhe meritojnë vuajtjen e përjetshme. Kurse ata që besojnë, por vazhdojnë rrugën e mëkatarëve, do të ndëshkohen me burgun e errësirës së vetmisë. Kjo është e vërtetuar nga dëshmitë e personave të lartë, pra nga të njëqind e njëzetekatërmijë profetët, që kanë pasur në duar argumente të sakta. Të njëjtin pohim bëjnë edhe të njëqind e njëzetekatër milionë evlijatë (njerëzit e shenjtë), që kanë ecur në gjurmët e profetëve dhe e kanë vërtetuar së bashku këtë çështje. Ata kanë nxitur edhe njerëzit e devotshëm, duke e çuar numrin e dëshmitarëve në miliona.* Të gjithë hedhin dritë për këtë çështje të rëndësishme. Të bindur me mendje dhe logjikë, ata dëshmojnë së bashku dhe e vërtetojnë këtë çështje. Të gjithë këta janë diejt e racës njerëzore. Kush nuk i dëgjon këto lajme që mbështeten në urdhërat e Krijuesit dhe kush nuk lëviz në rrugën drejt lumturisë së përjetshme, duke u ruajtur nga rreziqet e tmerrshme, mundësia e shpëtimit është një në njëqind.