Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 3
(1-79)

Në lotarinë e madhe të racës njerëzore, mund ta fitosh të drejtën për t’u kënaqur, duke i besuar Krijuesit dhe jetës së përjetshme, por me një kusht, ta përfundosh këtë jetë, duke respektuar urdhërat e Zotit xh.sh.. Në këtë rast fitimi është 999 në 1000. Këtë çështje e kanë vërtetuar njëqind e njëzetekatër mijë profetë, së bashku me të gjithë njerëzit e shenjtë dhe të devotshëm, që të gjithë së bashku përbëjnë një numër të pallogaritshëm. Prej Risale-i Nurit, kanë dobi jo vetëm drejtorët e burgjeve, por edhe gardianët mbikqyrës dhe sigurimësit, mbase edhe nëpunësit e qeverisë. Provat e panumërta tregojnë se për shtetin është më e lehtë t’i bëhet ballë një mijë besimtarëve që mendojnë dënimet e xhehennemit se sa t’i bëhet ballë dhjetë vetëve, që mendojnë dhe jetojnë vetëm me ankthin e burgjeve të kësaj jete, pa menduar fare se ç’është hallalli dhe harami.

Përmbledhje e Çështjes së Dytë

Në një nga veprat e Risale-i Nurit, që titullohet “Prijësi i Rinisë”, është sqaruar shumë mirë se vdekja është e qartë si nata e kësaj dite apo dimri i kësaj vjeshte që do të vijë. Ashtu siç është ky burg një bujtinë e përkohshme për njerëzit që shkojnë dhe vijnë, po ashtu edhe kjo botë është një bujtinë që lëviz shumë shpejt. Ajo është e vendosur në mes të rrugës së karvanëve, ku ata pushojnë vetëm sa për një natë dhe pastaj shkojnë. Në këtë mënyrë vdekja, secilin qytet e ka zbrazur në varre me qindra herë, ku të vdekurit numërohen disa herë më shumë se sa të gjallët. Ajo prej nesh diçka është duke kërkuar. Këtë enigmë të vështirë e ka zbuluar Risale-i Nuri. Ne po japim një përmbledhje të shkurtër të saj:

Meqenëse vdekjen nuk po mundim ta eleminojmë dot, atëhere edhe derën e varrit s’mund ta mbyllim. Çështja është se si të shpëtojmë nga vdekja që vjen si një xhelat dhe nga vetmia e burgosjes. Ky është një nga problemet më të mëdha të njeriut. Edhe këtë përgjigje, shumë qartë, si dy herë dy bëjnë katër, e ka dhënë Risale-i Nur, duke u mbështetur në fshehtësinë e Kur’anit. Shkurtimisht kjo është kështu: Vdekja mund të jetë një zhdukje e përjetshme, që do të të ndajë përfundimisht nga të afërmit dhe të dashurit, pra një trekëmbësh i varjes. Nga ana tjetër vdekja mund të bëhet edhe një urë kalimi për të shkuar në jetën tjetër, në një atdhe të lumtur. Në këtë rast besimi bëhet garanci për të hyrë në këtë pallat kënaqësish. Varri, ose do të jetë një burg i errët e i vetmuar dhe një gropë e pafundme, ose një shpëtim prej halleve dhe burgjeve të egër të kësaj bote dhe një derë për të hyrë në vreshtat dhe gostitë e xhennetit. Kjo e vërtetë në librin "Prijësi i Rinisë" është sqaruar kështu:

Nuk ka ze