Pasi ajo është një zullum i pashoq dhe një akt i turpshëm, po ashtu armiqësia dhe urrejtja jote ndaj besimtarit i cili është ndërtesë dhe anije e Zotit. Pse në të gjendet një ves i keq ti e urren atë dhe e sheh të rrezikshëm, edhe pse ai posedon nëntë cilësi të mira madje mund të ketë njëzet sosh: Siç është imani i tij, Islami i tij, fqinjësia etj. Armiqësia dhe xhelozia ndaj tij të nxisin padyshim në fundosjen e anijes së ekzistimit ose zhdukjes së qenies së tij, për një gjest të tij që ty stë pëlqen e kjo nuk është asgjë tjetër përpos se një krim dhe armiqësi e turpshme.
Argumenti i dytë:
- Armiqësia sipas vështrimit të urtësisë është krim, ngase armiqësia dhe dashuria në esencë janë dy gjëra të kundërta që nuk mund të bashkohen dhe kjo është shumë e qartë, siç nuk mund të bashkohen drita dhe errësira në kuptimin e vërtetë. Kur në një zemër mbizotëron dashuria dhe arsyet për të janë të bollshme, ajo ngulitet në zemër, atëherë armiqësia mbetet artificiale bile ajo shndërrohet në ngrohtësi dhe dhimbje (ndaj tjetrit) ngase besimtari e do vëllanë e tij dhe i takon që ta dojë, ndërsa çdo sjellje të papëlqyeshme që ai e sheh tek vëllai i tij ai brengoset për të dhe i dhimbset. Ai duhet të përpiqet dhe të kontribuojë për përmirësimin e tij me urtësi dhe mençuri e jo me fuqi e presion. Transmetohet në hadithin e Muhammedit s.a.v.s. ku thuhet:
"Nuk i lejohet besimtarit hidhërimi me vëllain e tij më shumë se tri ditë, (kur) ata takohen dhe njëri tjetrit ia kthejnë fytyrën, më i miri nga ata është ai që i pari i jep selam vëllait të vet".
Kur mbizotrojnë hidhërimi dhe armiqësia, në atë rast dashuria shndërrohet në formalitet dhe njeriu mundohet në mënyrë artificiale të paraqitet si dashamir i të tjerëve. Andaj kije parasysh o zullumqar, se sa zullum i madh është kur besimtari urrenë dhe e armiqëson vëllain e vet (musliman).
Kjo i ngjan sikur t’i konsiderosh disa guralecë të thjeshtë më të çmuar se Qabeja e bekuar dhe më të mëdhenj se kodra e Uhudit. Me këtë vlerësim ti dëshmon një çmenduri të hatashme.
Çmenduri e njëjtë është kur i zmadhon rrëshqitjet dhe gabimet e vëllait tënd të cilat janë të vogla dhe të thjeshta sa guralecat ndërsa ti ato i konsideron më të rëndësishme se imani i vëllait tënd dhe më të mëdhenj se Islami i tij. Ai me imanin që posedon është i bekuar sikur Qabeja dhe me Islamin është më i madh se kodra e Uhudit, zmadhimi i gabimeve të vëllait tënd nga ana yte mbi vlerën e imanit dhe Islamit të tij është një zullum që e kupton çdonjëri që sadopak ka mend.
Pa dyshim, besimi në një akide (në Zotin Një dhe në Pejgamberin s.a.v.s.) kërkon bashki¬min e domosdoshëm të zemrave të muslimanëve dhe ato të bëhen si një zemër. Besimi Islam kërkon bashkimin e shoqërisë (Islame).