Që moti një poet ka thënë:
"Syri i pëlqimit para çdo të met është i verbëruar, por syri i zemërimit i publikon mangësitë", me këtë përfundojmë se pikpamjet e tua me egoizëm dhe mendimi yt i vetpëlqyer nuk mund të jenë bazë e as që mund të jenë gjykim ndaj të tjerëve dhe ato ti t’i shpallësh të pavlefshme.
Parimi i dytë:
Ti ke të drejtë që çdo herë kur të flasësh ta thuash të vërtetën. Por nuk ke të drejtë që t’i paraqitësh të gjitha të vërtetat. Ti ke për obligim çdoherë ta thuash të vërtetën por jo t’i thuash të gjitha të vërtetat, ngase ai që nuk është i sinqertë, sikurse ti, ka gjasa që këshilla jote ndaj tij të sjellë tek ai pasoja negative.
Parimi i tretë:
Nëse dëshiron të armiqësosh dikë, armiqëso (egon) që ke në zemrën tënde dhe përpiqu që ta shuash zjarrin e saj dhe ta çrrënjosësh atë. Mundohu ta armiqësosh armikun më të rrezikshëm që prej tij të kanoset rreziku më i madh. Ai është (nefsi emmare) egoja të cilin e bart me vete. Luftoje ate, mundohu ta përmirësosh dhe për hir të tij mos u armiqëso me (vëllezërit) muslimanë.
Po ashtu nëse dëshiron të armiqësohesh, armiqësoi të pabesët dhe të pafetë, të cilët janë shumë.
Duhet ta keshë parasysh se cilësitë e dashurisë vetvetiu janë të dashura dhe është e natyrshme që të duhen. Kurse veset e urrejtura para së gjithash duhet të armiqësohen.
Po që se dëshiron të ngadhënjesh mbi armikun tënd, të keqen e tij ktheja me të mirë. Me atë do ta shuash zjarrin e armiqësisë. Po që se të keqes së tij i përgjigjesh me të keqe, armiqësin do ta shtosh. Po edhe nëse ti atë e mund, zemra e tij do të mbushet me hidhërim ndaj teje. Armiqësia mbetet dhe hidhërimi do të vazhdojë. Ndërsa, kur ti të keqen e kthen me të mirë ai pendohet dhe ka gjasa të të bëhet mik i afërt, ngase natyra e besimtarit është që ai të jetë fisnik. Andaj nëse ti e nderon (dhe e respekton) e përfiton dhe të bëhet vëllai yt.
Po edhe sikur të mos jetë fisnik në pamjen e rëndomtë, por ai në mbrendi është fisnik me imanin e tij.
Lidhje me këtë imam Shafiu thotë:
Kur ti fisnikun e nderon
zemrën e tij e përfiton.