- Mos harro se në atë fatkeqësi që të godet ty ka pjesë edhe kaderi. Andaj ti atë pjesë të kaderit duhet pritur me pëlqim dhe dorëzim të plotë.
E dyta:
- Duhet patur parasysh se tek vëllai juaj kanë ndikim shejtani dhe vesi të cilët nxisin në punë të këqia dhe në armiqësi. Kur ke parasysh këto, atëherë nuk të mbetet tjetër përpos që të të dhimbset ai e jo të armiqësohesh me të, pasi që ti e din se ai është i mundur nga shejtani dhe vesi i tij. Andaj duhet pritur që ai të pendohet nga e keqja dhe t’i kthehet të vërtetës.
E treta:
- Përkujto dhe mos i harro të metat tua edhe pse ndonjëherë dëshiron ti harrosh. Kur do t’ia bashkangjitësh të metat dy arsyeve të lartpërmendura me seriozitet dhe me sinqeritet, atëherë vëllanë tënd do ta arsyetosh dhe do t’ia falish. Kështu do t’i shmangesh zullumit të vëllait dhe do të shpëtosh nga dëmi i të tjerëve.
Në të kundërtën do ti përngjash atij çifutit të marrë i cili ka dhënë tërë pasurinë e tij për të blerë një copë qelqi që nuk vlen aspak dhe disa copa akulli që shkrihen së shpejti, e ai duke menduar se ka blerë elmas (diamant).
(vëlla i dashur) Pas këtyre fjalëve që thamë, mendojmë se të është bërë e qartë se sa dëm të madh i sjell armiqësija njeriut në jetën e tij. Andaj nëse e do vetveten, mos i lejo armiqësisë të hyjë në zemrën tënde, por nëse ajo ka hyrë dhe ka bërë vend, ti mos e dëgjo atë (por mundohu ta nxjerrësh atë nga zemra jote).
Një njeri i urtë, pra hafidh El-Shirazi thotë:
E gjithë dunjaja nuk kushton e as që vlenë që për të njerëzit të zihen mes vete.
Pasi që dunjaja është kalimtare dhe është e pavlefshme, atëherë a ka logjikë që për punë të vogla të pavlefshme të bëhen ngatërresa.
Shirazi pohon se rehatia dhe shpëtimi në të dy botërat është në dy gjëra:
Me miqtë të sillesh me dashuri dhe respekt, ndërsa me armiqtë me mirëkuptim dhe me tolerancë.
Po nëse thua:
"Unë nuk mund t’i shmangem armiqësisë ngase atë e kam në natyrën time, dhe ajo nuk mvaret nga unë, e sidomos kur të tjerët më provokojnë dhe unë nuk mund t’i tejkaloj".
Përgjigja do të jetë:
Njeriu nuk bartë përgjegjësi për armiqësinë që e ndjen në thellësinë e zemrës pa dashjen e tij, nëse ai nuk i përgjigjet urrejtjes dhe nuk e aplikon atë në vepra, si përgojimi, shpifja, tentimi për të bërë keq, hakmarje etj. Bile kur ti e pranon se nuk mund ta eliminosh atë nga zemra jote por mundohesh ta frenosh të keqen, do të shpëtosh nga pasojat e asaj që ke në brendi dhe do të konsiderohesh nga pendimtarët dhe ata që kërkojnë falje.