Një ndodhi që prek shpirtin.
Në një luftë të muslimanëve me të pafetë, Aliu r.a. doli në dyluftim me komandantin e tyre. Aliu e mundi dhe e rrëzoi përtokë. Kur ai hoqi shpatën ta mbys atë, ai e pështyu Aliun në fytyrë. Aliu atëherë e lëshoi, e la dhe u largua nga ai. Kundërshtari i habitur nga ky gjest i tha Aliut:
Pse nuk më preve (therre)?
Imami iu përgjigj:
Unë luftoja për hirë të All-llahut por ti pasiqë më pështyre, u frigova se vallë nëse të mbys mos më konsiderohet si hakmarrje ndaj teje. Andaj të lirova për hirë të All-llahut.
I pafeu shtoi:
Ishte e udhës që pështyrja ime ty të të hidhërojë dhe të më mbysësh sa më shpejtë por pasi që ju i besoni kësaj feje që preferon tolerancën maksimale, padyshim kjo është fe e vërtetë.
Një ndodhi tjetër:
Në një kohë, një sundimtar musliman e suspendoi gjykatësin për shkak se ai me hidhërim dhe mllef të tepruar po ia prente dorën një hajni. Ndërsa dihet se ai që zbaton urdhërin e Zotit nuk duhet të jetë nën ndikimin e hidhërimit, por ndaj të pandehurit duhet të jetë i matur, kur ai zbaton normën e sheriatit. Mirëpo gjykatësi kishte rënë nën ndikimin e hidhërimit, gjë që nuk i lejohet gjykatësit musliman. Për këtë sunduesi e suspendoi atë.
Sëmundje të rrezikshme shoqërore dhe gjendje brengosëse e kanë goditur popullin musliman saqë nga pikëllimi, zemra e muslimanit pikon gjak. Fiset më të prapambetura e kuptojnë kur ju kanoset rreziku. Ata i lënë mosmarrëveshjet mes vete dhe i harrojnë armiqësitë sekundare kur ata i sulmon ndonjë armik i jashtëm.
Edhe fiset më të prapambetura dinë ta mbrojnë interesin e përbashkët. E, pse ata që marin përsipër mbrojtjen e islamit dhe thirren në atë nuk i harrojnë armiqësitë e tyre personale, por ua hapin rrugën armiqve të jashtëm të panumërt që t’i sulmojnë, pasiqë ata janë të gatshëm të sulmojnë nga çdo vend. Kjo gjendje është trishtuese, shkatërrim brengosës dhe tradhëti ndaj Islamit dhe muslimanëve.
Lidhur me këtë do të përmendi një ndodhi nga e cila duhet marrë mësim:
Kanë qenë dy familje prej fisit beduin Hasenan dhe në mes tyre ka patur përleshje të përgjakshme, saqë si pasojë e tyre kanë rënë viktimë mbi pesëdhjetë burra. Por, çdo herë kur iu kanosej rreziku nga fisi Sebkan ose Hajderan ata bashkoheshin, ndihmonin njëri-tjetrin dhe i harronin krejtësisht mosmarrëve¬shjet mes vete.