LETRA E NJËZETEDYTË | LETRA E NJËZETEDYTË | 8
(1-27)

Qëllimi ynë final për shkrimin e këtij kapitulli të kësaj letre është që të arrihet istigfari (kërkimfalja) i brendshëm, pra ai shpirtëror dhe besimtarit të mos i mbështillet e vërteta me të pavërtetën dhe të mos e dëmtojë armikun e tij ai duke qenë në të drejtë.

Mua personalisht më ka ndodhur një ndodhi që duhet përmendur: pashë një ditë një njeri i cili njihej se është dijetar, nënçmonte një dijetar të ndershëm. Duke nënçmuar arriti deri sa e akuzoi atë me kufër, (mosbesim). E gjithë kjo ndodhi për shkak të mosmarrëveshjes së tyre për një çështje politike. Nga ana tjetër i njëjti njeri filloi të lavdrojë dhe të thotë fjalë miradie për një munafik (hipokrit) i cili ishte me të në të njëjtën vijë politike.

Nga kjo ndodhi më kaploi një dridhje dhe më tronditi saqë kërkova ndihmë prej Zotit nga ajo që na solli politika dhe thashë:

Kërkoj mbrojtje prej Zotit të më ruaj nga shejtani dhe politika.

Që nga ai moment e braktisa fushën politike.

Parimi i pestë:

- Kjo pikë na bën me dije se sa të dëmshme janë për jetën e shoqërisë inati, kundërshtimi, ndasia dhe përçarja.

Në një hadith të Pejgamberit s.a.v.s. thuhet:

"Kundërshtimi i ummetit tim është mëshirë. Kurse kundërshtimi çon në ndasi, grupacione dhe në kënaqje të mendimit personal".

Ashtu është, por në mosmarrëve¬shjet e dikujt ndonjëherë ka mëshirë siç është rasti kur mes vete paria zullumqare (elita) kundërshtohen në ndonjë fshat apo qytet, ajo është mëshirë për njerëzit e dobët dhe të rëndomtë. Ndërsa kur ata janë unik, për të tjerët është më vështirë. Pastaj në rrahjen (ndeshjen) e mendimeve dhe në ndërrimin e ideve me dialog të matur në shumë raste del në shesh e vërteta.

Përgjigje:

Për pyetjen e parë japin këtë përgjigje: me divergjencën e përmendur në hadith është qëllimi për divergjencën pozitive me të cilën del në shesh e vërteta dmth., të përpiqet çdonjëri që ta nxjerr në shesh qëndrimin dhe mendimin e vet duke mos tentuar që t’i mposhtë mendimet e të tjerëve dhe duke mos u orvatur që t’i asgjësojë mendimet dhe qëndrimet e palës kundërshtare. Por të ketë qëllim dhe të përpiqet që të plotësohen zbrazëtirat dhe të përmirësohet gjendja aq sa ka mundësi.

Kurse divergjenca negative me të cilën bëhet përpjekje të asgjësohet dhe të mposhtet mendimi i tjetrit dhe të nënçmohet njëri-tjetri nëpërmes të cilit fitohet urrejtje dhe hidhërim, ajo divergjencë dhe ai dialog është i papranuar në kuptimin e hadithit, ku ata që zihen mes vete dhe polemizojnë për të mbizotëruar mendimi i tyre e jo për të dalë e vërteta në shesh. Nuk janë në gjendje të bëjnë as një punë të suksesshme dhe me peshë.

Nuk ka ze