Kur të marrin e nderon
ai në të keqe e tepron.
Praktika na dëshmon se të këqiut kur i thua ti je i mirë, në shumë raste e nxit kah e mira. Po ashtu nëse të mirit i thua i keq e i prishur, ka gjasa që të bëhet i keq. Andaj me zemër dëgjo fjalën e Zotit të lartmadhëruar në të cilën është shpëtimi dhe rehatia, ku Ai thotë:
"Dhe kur kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet. Nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu është Mëkatfalës, Mëshirues".
Parimi i kartërt:
Ata të cilët në zemrat e tyre kanë urrejtje dhe armiqësi ndaj vëllezërve të tyre besimtarë, duke tentuar t’i dëmtojnë vëllezërit e vet e dëmtojnë vetveten. Kështu tejkalojnë kufijtë e mëshirës së All-llahut, ngase me urrejtjen dhe armiqësinë ndaj të tjerëve bën sulm ndaj vetvetes, ku përjeton ndëshkim të rëndë çdo herë kur e sheh të mirën tek vëllai i tij dhe ajo e mundon shpirtërisht. Kur armiqësia buron nga xhelozia është dënim i pakrahasueshëm i vetvetes.
Xhelozia e dëmton më shumë vetë xhelozin se sa atë ndaj të cilit njeriu ka xhelozi. Me zjarrin e xhelozisë më tepër digjet vetë xhelozi.
Nëse dikush lakmon punët e dikujt me të cilat fitohet jeta e amshueshme, ajo lakmi nuk llogaritet xhelozi.
Po që se dikush e ka inati dikë pse ai bën punë të mira, atëherë duhet t’i bie pas vetes se i humbë edhe punët e veta të mira për shkak xhelozisë ndaj vëllait të vet. Po ashtu duhet ditur se personi me xhelozinë ndaj vëllezërve të vet, shpreh hidhërimin e tij ndaj kaderit (përcaktimit) të All-llahut pasiqë ai pikëllohet pse All-llahu dikujt i ka dhuruar të mira nga dhuntia dhe mëshira e Tij.
Kështu ai sikur e kundërshton kaderin e Zotit dhe mëshirën e Tij të gjërë. Është e ditur se ai që kundërshton kaderin e All-llahut i ngjan atij që i mëshon murit me kokë e ai që nuk pajtohet me mëshirën e All-llahut (ndaj të tjerëve), nuk mëshirohet.
Vallë, a mundet logjika e shëndoshë të pajtohet që besimtari të qëndrojë i hidhëruar një vjet me vëllanë e tij për një çështje shumë të thjeshtë, saqë për te nuk meriton të rrihet i hidhëruar as një ditë. Dhe një gjë nuk duhet harruar se për të keqen që të vjen nga vëllai nuk duhet fajësuar atë tërësisht dhe nuk duhet hakmarrur ndaj tij, për disa arsye.
E para: