Ti s’mund të mohosh se ndien një afërsi shpirtërore ndaj atij që je me të në një batalion dhe ndien një shoqëri me të kur keni një komandant të përbashkët. Bile ndien një lidhje vëllazërore me atë që jeton në një qytet.
E pse të mos kesh lidhje vllazërore me atë që të bashkon besimi, i cili të jep dritë dhe ndjenja për një vëllazërim të ngushtë në shumë aspekte, madje kur arsyet për lidhshmërinë vëllazërore (ndër besimtarët) janë aq sa janë emrat e bukur të Zotit. P.sh.
• • Krijuesi i juaj është Një,
• • Pronari i juaj është Një,
• • Të adhuruarin e keni Një,
• • Furnizuesin e keni Një.
Po ashtu gjërat e përbashkëta një pas një mund të arrijnë deri në një mijë.
• • I Dërguari i All-llahut tek ju është Një,
• • Feja juaj është një,
• • Kibleja një.
Po ashtu një pas një mund të arrinë në njëqind.
• • Ju jetoni së bashku në një fshat (ose lagje),
• • Në një shtet ose qytet.
Po ashtu një pas një deri në dhjetë. Pasiqë të gjitha këto arsye ftojnë në një bashkim, bashkëpunim, pajtim, dashuri dhe vëllazërim, këto janë zinxhirët shpirtëror, me të cilët qëndrojnë qiejt dhe toka.
Nuk ka më zullumqar se ai i cili të gjitha këtyre ua kthen shpinën, i injoron dhe merret me disa arsye jo të rëndësishme të cilat janë më të dobëta se pëlhura e merimangës. Pra ato janë nga të cilat lindin përçarjet, hipokrizia, xhelozia dhe armiqësia, të cilat hudhen në gjoksin e njeriut dhe e armiqësojnë atë me vëllain e tij besimtarë.
A nuk është kjo një nënçmim i gjith atyre arsyeve që çojnë në bashkim, a nuk është kjo një nëpërkëmbje e atyre fakteve që ftojnë në unitet dhe dashuri, a nuk është kjo një asgjësim i atyre lidhjeve që obligojnë vëllazërimin? Nëse zemra nuk të ka vdekur dhe drita shpirtërore nuk të është shuar, këtë duhet ta kuptosh mirë.
Argumenti i tretë:
- Me të vërtetë ajeti fisnik:
"Se askush nuk bart barrën e (mëkatit) tjetrit".