Askush nuk mban përgjegjësi për mëkatin e tjetrit dëshmon për një drejtësi absolute. Pasi që nuk lejon dënimin e njeriut për gabimin e tjetrit. Ti e ke të qartë se Kur’ani i madhërishëm, bazat tjera të sheriatit, etika e njerëzve të drejtë dhe urtësia Islame, të gjitha të bëjnë të kuptosh se Armiqësia ndaj besimtarit dhe urrejtja e tij demostrojnë krim ndaj tij. Pasi ti i gjykon të gjitha cilësitë e tij të pafajshme për gabimin e një vesi të keq e sidomos kur ti armiqësohesh me farefisin dhe familjen e tij për fajin e një vesi të tij ky është krim edhe më i madh. Mu ashtu siç e përshkruan Kur’ani fisnik në trajtën hiperbolike ku thotë:
Me të vërtetë njeriu e tepron zullumin.
Edhe pas kësaj mundohesh të gjeshë arsye dhe të shtiresh se ti je në të drejtë. (Kur armiqësohesh) duhet ditur se veset e këqia që nxisin në hidhërim dhe armiqësi, në këndvështrimin real, janë të forta dhe të shtanguara sikur dheu, guri etj., poashtu është edhe e keqja.
Nga specifika e gjërave të shtanguara është se ato nuk depërtojnë dhe nuk reflektojnë. Ndërsa humaniteti, mirësia etj., si shkaqe të dashurisë janë sikur drita dhe dashuria që depërtojnë dhe reflektojnë tek të tjerët, prandaj proverbi popullor thotë:
"Miku i mikut tim është miku im". Poashtu thuhet:
"Për hirë të një syri një mijë sy nderohen". Ja pra o zullumqar a thua edhe mëtutje mendon se e vërteta është në anën tënde pasi e kuptove se ç’është e vërteta. Nëse armiqësia të nxit kundër farefisit të atij që ti urren një sjellje të tij, ose i urren miqtë e tij, kjo është në kundërshtim të madh me realitetin.
Argumenti i katërt:
- Me armiqësinë tënde ndaj besimtarit ti bën krim ndaj vetvetes. Nëse dëshiron ta kuptosh më qartë fundamentin e argumentit të katërt, ne për këtë do të ofrojmë katër parime:
Parimi i parë:
Kur ti je bindur se e vërteta është në anën tënde dhe se mendimi dhe sjelljet e tua janë më të qëlluara, në atë rrast ke të drejtë të pohosh se:
Mendimi im është i vërtetë ose më i miri.
Por nuk të lejohet të thuash:
Se e vërteta është ajo që them unë dhe s’ka tjetër të vërtetë pos asaj.