LETRA E NJËZETEDYTË | LETRA E NJËZETEDYTË | 9
(1-27)

Pyetjes së dytë i përgjigjemi:

Nëse ndasia dhe kundërshtimet bëhen për hir të vërtetës dhe në emër të saj, kjo është e logjikshme dhe ju takon njerëzve që e duan realitetin.

Por përkundrazi përçarjet dhe grupacionet të cilat janë prezente sot, janë si pasojë e interesit personal dhe cytjeve të epshit. Në të gjejnë strehim qëllimkëqijtë dhe mbështetje kriminelët. Zullumi duket qartë në sjelljet e tyre. Nëse ndonjërit prej tyre i vjen shejtani (djalli) në ndihmë dhe e përkrah mendimin e tij do të shohish se si ai do ta lavdërojë atë dhe do të lutet për të. Ndërsa kundërshtari i tij sikur të jetë i mirë si meleku (engjëlli), ai atë do ta mallkojë dhe akuzojë.

Pyetjes së tretë i përgjigjemi:

Kur mospajtimi dhe rrahja (ndeshja) e mendimeve bëhet me qëllim që të arrihet tek e vërteta dhe për hir të saj.

Kur polemikat bëhen rreth mënyrës dhe metodës se si të arrihet tek e vërteta.

Kur qëllimi i dy palëve është i njëjtë, pra gjetja e hakut (vërtetës), ky lloj polemizimi mund të shërbejë për zbulimin e së vërtetës, të nxerrjes në shesh dhe për ta bërë atë sa më të qartë.

Në të kundërtën, kur polemika bëhet me tentim që e vërteta të shërbejë si mjet për qëllime personale që me atë dikush të mbizotërojë dikë, për të ngopur epshin djallëzor, për të fituar poena ose për të dalë në skenë si triumfues dhe ngadhnjimtar. Nga polemikat dhe diskutimet që bëhen për këto qëllime nuk ndriçohet aspak e vërteta, por përkundrazi nga kjo lindin gacat e fitnes dhe egoizmi i faraonizuar. Në mesin e tyre nuk ka qëllime e as ide të përbashkëta, bile në tërë rruzullin tokësor nuk mund të gjesh një pikë të përbashkët në mendimin e tyre, sepse qëllimi i tyre nuk është haku. Prandaj, gjithmonë e teprojnë në armiqësi dhe i kalojnë kufijtë, saqë nuk lënë vend për bashkim, as për pajtim, dhe situata në të cilën gjendemi sot na dëshmon për këtë që thamë.

Shkurtimisht mund të themi:

Kur sjelljet e besimtarit dhe veprat e tij nuk janë në pajtueshmëri me normat të cilat i parasheh hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. të cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi ku thuhet:

"Dashuri për hirë të All-llahut dhe urrejtje për hirë të All-llahut", dhe kur për çdo çështje nuk i dorëzohemi ligjit dhe gjykimit të All-llahut. Në atë rast do të mbizotërojë hipokrizia dhe përçarja. Ai që nuk udhëzohet në këtë parim bën zullum (krim) dhe e nëpërkëmbë të drejtën.

Nuk ka ze