LETRA E NJËZETEDYTË | LETRA E NJËZETEDYTË | 12
(1-27)
"Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër"

Në këtë kala mbroni veten tuaj nga sulmet e diktatorëve kriminel të cilët e shfrytëzojnë përçarjen dhe grupacionin tuaj të brendshëm..

Nëse refuzoni që të hyni në të, atëherë nuk do të mundeni t’i mbroni të drejtat tuaja, bile as jetën tuaj.

Nga kontraditat dhe zënkat mes vete humbet edhe ajo pak fuqi që ka mbetur.

Ja një shembull konkret:

Një fëmijë mund t’i godas dy të fortë kur ata janë duke luftuar mes vete, poashtu drejtpeshimin e dy kodrave të vëna në peshojë mund t’ua prish dhe të luajë rol në drejtpeshimin e tyre një gurralecë, saqë njërën ta çojë lartë e tjetrën ta zbres poshtë.

O popull musliman!

Nëse ju nuk i leni interesat personale, egoizmin, dhe grupacionet, fuqinë tuaj do ta merrë era, armiku i juaj me pak fuqi mund t’ju mposhtë dhe t’ju zhdukë. Nëse ju jeni me të vërtetë të lidhur mes vete siç ju porosit Islami, respektoni parimin pejgamberik ku thotë:

"Besimtarët janë si një ndërtesë e fortë që tullat e saj janë të lidhura mirë mes vete".

Vetëm kështu do të shpëtoni nga poshtërsia e kësaj bote dhe nga ndëshkimi i ahiretit.

Parimi i gjashtë:

Sinqeriteti është faktor shpëtimi në këtë jetë dhe në të amshueshmen, armiqësia dhe urrejtja destabilizojnë jetën shpirtërore të besimtarit. Kur mungon sinqeriteti, humbet kënaqësia e ibadetit ndaj All-llahut. Ai që qëllimisht pëlqen vetëm mendimin e vet dhe të grupit të tij, edhe punë të mira kur bën, ka për qëllim t’ia kalojë armikut e jo për hir të All-llahut. Po ashtu ai nuk mund të jetë i drejtë pasi anon dhe ju jep përparësi atyre që pajtohen me të, në disfavor të palës tjetër. Në këtë rast humben dhe nëpërkëmbën dy parime të rëndëshishme të mirësisë:

"Sinqeriteti dhe drejtësia" të cilat janë bazë e mirqënies njerëzore. Rreth kësaj dukurie ka shumë për t’u thënë por ne do të përfundojmë me kaq.

Nuk ka ze