Shembulli i dytë:
Kur një natë të ikë gjumi, ti duke mos ia vurë veshin dhe duke qëndruar i qetë mund të të vijë gjumi. Por nëse ti fillon të mendosh se pse s’po të zë gjumi, me siguri se nuk do të flije tërë natën e kështu në këtë mënyrë e largon atë edhe më shumë.
Shembull i tretë:
Ti kur e prit dikë me pa durim dhe ke ndonjë punë me rëndësi, fillon të mërzitesh pse nuk erdhi? Çka u vonua? Fillon të humbë durimi kështu që detyrohesh ta braktisësh vendtakimin i pashpresë. Pas pak kohe vjen personi mirëpo pa rezultat (pasi duke kërkuar takimin më shpejtë me të e humbë atë krejt).
Fshehtësia dhe urtësia në këto shembuj është: për t’u bërë një bukë nevojiten disa punë, mjete dhe faza. P.sh. të lërohet ara, të hudhet fara, të pritet gruri të piqet, pastaj të korret, të bluhet, të gatuhet dhe të piqet buka, po ashtu edhe gjërat tjera duhet pritur të kalojnë në faza të duhura dhe atë me durim e shpresë.
Mirëpo i pangopuri ambicioz, nga mosdurimi nuk i ka në konsideratë këto faza prandaj, ose çohet peshë, kërcen para kohe dhe bie poshtë, ose nuk pret deri në fund i lë fazat mangut dhe qëllimit nuk ia arrinë dot.
O vëllezër të hutuar dhe të rraskapitur nga gajlet e jetës së kësaj bote dhe të zhytur në pangopësi pas saj! Si i lejoni vetes suaj poshtrimin dhe nënçmimin, vetëm e vetëm të grumbulloni sa më shumë nga kjo botë. Duke e ditur se nga pangopësia vijnë shumë dëme dhe telashe, megjithatë ju pranoni çdo pasuri duke mos bërë fare llogari se vallë a është hallall apo haram? Ju sakrifikoni gjëra të çmuara dhe me vlera të mëdha me të cilat fitohet jeta e amshueshme, gjersa ju duke u ngarendur pas dunjasë nëpërkëmbni një shtyllë elementare të Islamit e ajo është "Zeqati", atë e bëni duke e ditur se ajo është derë e gjërë kah e cila vie bereqeti dhe pasuria dhe ajo largon sprovimet dhe fatkeqësitë.
Ata të cilët nuk e japin zeqatin e pasurisë së tyre, humbin nga pasuria aq sa është dashur të japin zeqatin, e harxhojnë pasurinë në vende ku është humbje për ta ose Zoti u çon telashe dhe bela që ua nxjerrë atyre sasinë që është dashur ta japin si Zeqatë, por në shumë raste edhe më shumë se sasia e zeqatit.
Më është bërë një pyetje në ëndërr por shumë e qëlluar (sikur të mos isha në gjumë), kjo ka ndodhur në vitin e pestë pas Luftës së Parë Botërore:
Cili është shkaku që popullin musliman e ka përfshirë kjo varfëri dhe jetë e vështirë, pse pasuria e tyre po nëpërkëmbët, pse ata vuajnë dhe pse injorohet qenia e tyre?
Kësaj pyetje në ëndërr i jam përgjigjur si vijon: