Ata kanë gabuar kur kanë menduar se detyra e tyre është që sa më shumë të grumbullojnë pasuri dhe ta ruajnë atë për vete duke mos i ndihmuar askujt. Nga ajo që ndodhi me çifutët na bëhet e qartë se ambicjet e pakontrolluara dhe kopracia çojnë në humbje dhe mposhtrim.
Ka mjaft raste konkrete dhe ndodhi të panumërta që dëshmojnë se i pangopuri gjithmonë bie në humnerën e humbjes, saqë proverbi popullor thotë:
"I pangopuri gjithmonë është i varfër dhe në humbje". Nga kjo të gjithë e kuptojnë se çka e pret të pangopurin. Pasiqë puna qëndron kështu nëse e do pasurinë pamasë, kërkoje atë me bindje (dhe prej hallallit) e assesi mos e shiko me sy të pangopur.
Për njeriut të cilit i mjafton pasuria dhe kënaqet me të edhe kur është pak. dhe për atë që nuk i ngopet syri, mund të sjellim një shembull. Dy persona hyjnë në një mysafirhane (pallat) të madhe të cilin e ka përgatitur një person me nam. Njëri prej tyre, nga thellësia e zemrës thotë: sikur pronari i kësaj shtëpie të më lejojë vetëm të strehohem në këtë sa të shpëtoj nga acari, do të më mjaftonte. Por, sikur të më lejonte një ulëse po le të jetë nga ato të fundit, do të ishte një mirësi dhe një fisnikëri nga ana e tij.
Ndërsa tjetri sillet sikur ka të drejtë mbi të tjerët dhe sikur ata janë të obliguar t’i shërbejnë dhe ta respektojnë atë. Kështu i mashtruar ai thotë: pronari i pallatit është i detyruar që mua të më sigurojë vendin më të mirë ngase unë e meritoj atë dhe kështu hyn në pallat me mendjemadhësi dhe kërkon vendin më të lartë.
Mirëpo pronari i pallatit i hidhëruar e kthen atë prapë dhe e çon në vendin më të ulët. Ai hidhërohet, e kaplon mllefi ndaj pronarit të pallatit dhe kështu mbetet i nënçmuar. Do të ishte më mirë për të që ai të falenderohej për mirësinë e ofruar, mirëpo ai përkundrazi nuk e bëri atë që i takonte por filloi ta kritikojë pronarin e pallatit, andaj edhe ai e la pas dore.
Ndërsa, personin e parë i cili hyri në pallat me plot modesti dhe dëshironte të ulej sa më mbrapa dhe sa më thjeshtë. Pronari e mirëpriti, e përshëndeti dhe për mirësjelljen dhe modestinë e tij ai e nderoi atë, duke e ofruar dhe ngritur në vendin më të lartë, ndërsa ai pandërprerë falenderohej për nderin që i bëhet.
(Vëlla i dashur) kështu pra, bota është pallati i Zotit Mëshirues, sipërfaqja e tokës është sofra e shtruar e mëshiruesit, të mirat që ushqehemi, begatitë dhe dhuntitë e Zotit që i shfrytëzojmë janë sikur vendet e larta në pallatin e lartpërmendur.
Pasojat e dëmshme që sjell pangopësia çdokush mund t’i kuptojë edhe në punët më të thjeshta. Këtë do ta elaborojmë me tre shembuj:
Shembulli i parë:
Çdo person ndjen bezdisje dhe mërzi në zemrën e tij kur një lypës orvatet të merr diçka me çdo kusht dhe nuk largohet. Ndërsa çdokujt i zbutet zemra për të varfërin kur e sheh se ai me të vërtetë ka nevojë por nuk i mërzit njerëzit duke lypur. Këtij çdokush i ndihmon me dëshirë aq sa ka mundësi.