"Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit".
"All-llahu është furnizues i madh. Ai është Fuqiploti.
Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ata edhe juve. Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi".
Pangopësia, shkas i shqetësimit shpirtëror tek njeriu
O besimtarë!
Nga ajo që u tha më parë, të është bërë e qartë se sa dëm të madh shkakton hidhërimi dhe armiqësia, por mos harro se pangopësia (dashuria e tepëruar ndaj pasurisë, pozitës etj.) është një sëmundje sikur armiqësia, bile në disa raste është më e dëmshme për jetën Islame.
Mu pangopësia është shkak i humbjes së shpresës, i mposhtjes së individit, sëmundje e rrezikshme, nënçmim dhe mjerim.
Dëshmi konkrete për dëmin që ia sjell pangopësia individit dhe shoqërisë kemi çifutët. Kur ata vrapuan pas dynjasë si asnjë popull tjetër, ata i goditi varfëria, poshtërsia dhe nënçmimi. Pasojat negative të pangopësisë shihen qartë në çdo gjë të gjallë. Ndërsa ata që i mbështeten Zotit dhe kanë bindje se Ai është furnizues, jetojnë në rehati dhe të qetë.
Shembull për këtë kemi bimët dhe pemët të cilat kanë nevojë për ushqim, atyre furnizimi ju ofrohet vetë duke qëndruar në vend të mbështetura në rrizkun e caktuar duke mos treguar kurrfarë ambicie për të, bile ata lindin dhe japin fryte më shumë se kafshët, ndërsa kafshëve të egra nuk ju vjen rrizku përpos pas një mundimi të tyre dhe ajo nuk u është e bollshme. Kështu ndodhë ngase ata vrapojnë pas saj me ambicie, ndërsa e kundërta ndodh me kafshët e vogla të cilat nuk janë në gjendje të vrapojnë pas ushqimit, andaj atyre furnizimi u vjen i gatshëm si pasojë e mbështetjes në furnizuesin e të gjitha krijesave, pra iu vjen nga depoja e mëshirës së Zotit.
Me këta shembuj na është e qartë se pangopësia është shkak i vuajtjes dhe mundimit. Ndërsa mbështetja në Zotin dhe bindja ndaj Tij janë faktorë të qetësisë dhe rehatisë shpirtërore.
Të njëjtin rast e kemi edhe tek bota njerëzore, shih p.sh. jehudët (çifutët), ata të cilët më së shumti kanë pasione dhe ambicie pas materializmit, i japin përparësi dynjasë ndaj ahiretit dhe janë hudhur pas jetës së kësaj bote më shumë se çdo popull tjetër. Andaj Zoti i ka mposhtruar dhe i ka dënuar nga duart e popujve tjerë. E gjithë kjo ka qenë si pasojë e grumbullimit të pasurisë së tyre nëpërmjet kamatës të ndaluar, dhe të flliqur dhe si pasojë e koprracisë së tyre.