All-llahu i lartmadhëruar na ka obliguar që nga një lloj pasurie të japim një të dhjetën (1/10), për një lloj tjetër të pasurisë na ka porositur që të japim në katërdhjetë, një (2,5%) ku nga kjo do të meritojmë dhe do të përfitojmë lutje të sinqertë nga të varfërit, dhe do të kursehemi nga urrejtja dhe hidhërimi i tyre. Por, ne kur i shtrënguam duart, u bëmë koprracë dhe nuk e dhamë zeqatin, All-llahu i lartmadhëruar për mosdhënien e zeqatit na dënon kështu që nga pasuria ynë humbet tridhjetë në dyzet dhe tetë në dhjetë.
All-llahu kërkon që ne të agjërojmë për hirë të tij dhe nga uria që bëjmë rezultojnë mbi shtatëdhjetë dobi dhe urtësi. Këtë e ka kërkuar prej neve njëherë në vit. Neve na mundi epshi dhe kinse po na dhimbset vetja deshtëm ta kursejmë atë dhe refuzuam që për dobinë e saj të rrimë uritur një kohë të caktuar.
All-llahu i lartmadhërueshëm na dënoi me uri dhe me mbi shtatëdhjetë fatkeqësi të cilat vazhduan pes vite me radhë.
Poashtu i larmadhëruari kërkoi nga ne që t’i zbatojmë disa urdhëra, porosi të dobishme dhe të ndritshme për vetë ne, të cilst mund t’i kryejmë për një orë brenda njëzetë e katër orëve. Prituam t’i kryejmë faljet (e pesë kohëve) t’i bëjmë lutjet e dhikret. Në vend që një orë, Zoti na angazhoi me orë të tëra, me disa telashe e taksirate dhe u obliguam që në vend të namazit t’i bëjmë disa ushtrime apo disa ecje të pakuptimta, vetëm që të sillemi poshtë e lartë dhe pa dëshirën tonë të themi disa shprehje të nënçmuara dhe të detyruara po edhe kjo vazhdoi afër pesë vjet me radhë.
Po kështu u përgjigja në gjumë. Pastaj u zgjova nga gjumi dhe u thellova në mendime. Nga kjo ëndërr arrita të nxjerr një të vërtetë shumë të rëndësishme siç kemi pohuar dhe argumentuar në fjalën e njëzet e pestë kur kemi bërë një krahasim mes qytetërimit (të rrejshëm) dhe gjykimeve Kur’anore.
Dy fjali janë nga të cilat rezultojnë të gjitha të ligat dhe anomalitë që e kanë goditur njerëzinë në jetën e tyre shoqërore: shkatërrimi i moralit dhe prishja e ndërgjegjes. Këto janë burimi i çdo trazire dhe destabilizimi shpirtëror. Dy fjalitë janë:
E para:
E dyta:
Këto dy fjalë në mënyrë indirekte praktikohen nga ata që marrin kamatën dhe nga ata që nuk japin zeqatin, edhe nëse nuk deklarohen si të këtillë.