LETRA E NJËZETEDYTË | LETRA E NJËZETEDYTË | 18
(1-27)

Kudo që të jepet pasuria me qëllim të mirënjohjes nga ana e nevojtarit, për lavdëratë ose për ta nënshtruar të varfërin, qoftë sasia sikur e zeqatit por edhe më shumë, ajo është e dëmshme.

Dallimi është shumë i madh në mes këtyre dhe atyre që e japin pasurinë e tyre me nijet zeqati dhe në emër të All-llahut, për ta zbatuar urdhërin e Tij dhe duke shpresuar mëshirën e Zotit dhe lutjen e fukarasë, të vobektit.

Përmbledhje lidhur me përgojimin

Në emër të Tij

"Dhe nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbih)"

Nga një ajet kur’anor kuptohet e keqja dhe dëmin të cilin e sjell gibeti sipas asaj që e përshkruan Kur’ani fisnik.

Po ashtu nga ky ajet kuptohet mrekullia kur’anore se sa mrekullueshëm i tërheq vërejtjen njeriut dhe ia bën me dije se ç’punë e shëmtuar është përgojimi, saqë më nuk ka nevojë për shpjegim pas shpjegimit të Kur’anit, pasiqë në një ajet ka përfshirë gjashtë pika të cilat janë bindëse për rrezikun e përgojimit. Fjala e All-llahut:

"A mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? "

E kritikon dhe e nënçmon përgojimin dhe nënçmimin ndaj njëri-tjetrit me gjashtë gradë, si vijon:

Ky ajet ndalon përgojimin dhe tërheqë vërejtjen ashpër, duke iu drejtuar atij që përgojon. Ajeti fillon me hemze, shkronjë që është në fillim të ajetit dhe jep kuptimin e pyetjes fyese. Kjo shkronjë rrjedh nëpër fjalët e ajetit sikur uji, ku secila fjalë është dispozitë në vete.

Në fjalën e parë: (hemze)

Qëndron shkronja hemze në formë të pyetjes fyese sikur i Lartmadhëruari thotë:

A s’keni mendje, e cila është vendqëndrim i pyetjeve dhe përgjigjeve, që një gjë kaq neveritëse s’e kuptoni.

Në fjalën e dytë: (juhibbu)

Shprehja -"Dëshiron", ka këtë kuptim:

A është prishur zemra e juaj e cila është vendi i dashurisë dhe hidhërimit-saqë ajo e do të keqen dhe më të urrejturën.

Në fjalën e tretë: (ehadukum)

"Ndonjëri prej jush".

Fillon me hemze d.m.th.:

Ç’ndodhi në jetën tuaj shoqërore, ku jeta e çdonjërit varet nga jeta shoqërore, dhe çndodhi me kulturën dhe qytetërimin tuaj sa që dakordoheni ta sabotoni jetën tuaj.

Në fjalën e katërt: (en je’kule lahme)

Nuk ka ze