I. I. I lejohet të dëmtuarit që të tregojë se kush e dëmton dhe atë ta paraqesë tek organet përkatëse që t’i ndihmohet për pengimin e dëmit që i bëhet nga dëmtuesi dhe për të marrë hakun nga ai.
II. II. Kur dikush dëshiron që të bashkëpunojë me dikë ndërsa ai nuk e njeh mirë atë, konsultohet me ty për atë çështje, kurse ti e din se njeriu në fjalë nuk është besnik, andaj pyetësin e këshillon me sinqeritet për hirë të All-llahut e jo për ndonjë qëllim tjetër. Lejohet t’i thuash: "Nuk është në dobinë tënde bashkëpunimi yt me atë, do të humbish dhe do të kesh problemë".
III. III. Përshkrimi i njeriut për njoftim e jo për nënçmim. Psh. Nëse thua: Ai topalli (i çali) ose ai i prishuri.
IV. IV. Kur dikush është i prishur dhe punët e këqija i bënë haptazi dhe mburet me ato që i bën, në atë rast lejohet t’i përmenden të këqijat me të vetmin qëllim që ai të pengohet nga e keqja dhe të tjerët të shpëtojnë nga ai. Ja pra, përgojimi vetëm për hirë të së vërtetës dhe interesit të përgjithshëm është i lejuar në raste të veçanta, në të kundërtën përgojimi i prish veprat e mira dhe i djeg ato sikur zjarri drunjtë. Nëse dikush ka përgojuar dikë ose ka dëgjuar dikë me endje duke bërë gibet ai duhet të lutet kështu:
"O Zot na fal neve dhe atë që e kemi përgojuar", pastaj kërkon falje prej atij që e ka përgojuar.
I përhershmi, vetëm Ai
është i përhershëm.
Seid Nursi
Ky tekst është me rëndësi të veçantë
All-llahu i lartmadhëruar është i pa të meta, mëshira e Tij e pakufishme dhe drejtësia e Tij është absolute.
Për këtë ka shumë dëshmi, ai ka premtuar shpërblim të mënjëhershëm për punët e mira, ndërsa keqëbërësin nuk e dënon mënjëherë.
Për punët e mira bëmirësit i ka mundësuar që të shijojë kënaqësinë shpirtërore e cila ia përkujton kënaqësitë e jetës së amshueshme.
Po ashtu ka gjykuar që krimineli të përjetojë ndëshkimin e të keqes në shpirtin e tij, që t’ia përkujtojë ndëshkimin e botës tjetër. Për këtë do të sjellim disa shembuj: