LETRA E NJËZETEDYTË | LETRA E NJËZETEDYTË | 22
(1-27)

6) Nga mendimet e këqia (ndaj të tjerëve) vjen dënim i pavonuar, ai që mendon keq për të tjerët automatikisht edhe të tjerët mendojnë keq për të.

Ai që punët e vëllezërve besimtarë i komenton dhe i paraqet të dëmshme, të njejtën do ta bëjnë të tjerët ndaj tij.

Kështu krahasoi të gjitha gjërat, të mirat dhe të këqijat.

Unë shpresoj se All-llahu i plotmëshirshëm do të na mundësojë që ta shijojmë shpirtërisht mrekullinë kur’anore të paraqitur nga Resailun-Nur në kohën tonë. Shijoi kënaqësitë shpirtërore të larpërmendura dhe dhashtë Zoti që të mos u afrohesh sjelljeve të shëmtuara.

Amin.

Pika e tretë:

Njëra ndër shkaqet që rrënon jetën shoqërore është: dredhia e djallit, sepse ai e shtie njeriun të mbulojë të gjitha të mirat e besimtarit për një të keqe të tij. Nën ndikimin e dredhisë djallëzore viktimizohen të pandërgjegjshmit të cilët shfaqin armiqësi ndaj besimtarit.

Kurse All-llahu i lartmadhëruar ditën e tubimit kur do t’i peshojë veprat e njerëzve në peshoren më të madhe sipas drejtësisë absolute, për bazë do t’i merrë veprat e mira. Andaj ka gjasa që me një të mirë të shlyejë shumë të këqija dhe t’i falë shumë mëkate. Bërja e mëkateve është e lehtë dhe shkaqet e tyre janë të shumta. Mu për atë në këtë botë duhet trajtuar njerëzit konform drejtësisë hyjnore. Nëse veprat e mira të një njeriu janë më shumë se të këqiat ai njeri meriton dashuri dhe nderim. Në shumë raste ndodhë që një e mirë të detyron që shumë të këqia t’i shikosh me sy të faljes. Njeriu me ndjenjen e tij të krimit dhe me cytjen e djallit, për shkak të një të keqeje i harron njëqind të mira të një personi tjetër dhe e armiqëson vëllain e vet besimtar dhe bëhet mëkatar. Kjo i përngjan shembullit të krahut të mizës mbi syrin e njeriut që mbulon një kodër dhe e bën të padukshme. Po ashtu edhe njeriu me ndjenjat e armiqësisë, me një të keqe sa krahu i mizës mbulon të mira po le të jenë sa kodrat, i harron ato, e kundërshton vëllain e vet besimtar dhe bëhet mjet trazirë dhe ngatërres në jetën shoqërore.

Fjala e katërt:

Nga ajo që kam mësuar gjatë jetës sime për jetën shoqërore të njeriut dhe ajo që përfitova nga përvoja e jetës sime, erdha në përfundim se:

- Faktori më i sukseshëm për miqësi është dashuria (ndaj njerëzve), poashtu faktori i prishjes së miqësisë është armiqësia.

Nga kjo kuptohet se dashuria dhe ngrohtësia shpirtërore janë bazat e jetës së lumtur shoqërore.

Po ashtu armiqësia dhe urrejtja janë faktorë të shkatërrimit dhe rrënimit të jetës shoqërore.

Nuk ka ze