Po ashtu i ngjan njeriut pesimist që asgjë nuk e shikon me sy të mirë dhe me optimizëm por për çdo gjë mundohet të argumentojë se është e keqe.
Kështu me një të keqe i mbulon dhjetë të mira.
Kjo është në kundërshtim me moralin Islam i cili fton në maturi, mendim të mirë, harmoni dhe optimizëm.
Vëllezër të nderuar e të sinqertë
Një frikë papritmas ma brengosi shpirtin. Dëgjova dhe kuptova se të devijuarit nga rruga e drejtë pasi që nuk mund t’u bëjnë ballë shpatave të diamantit të traktatit të nurit, duke i shfrytëzuar problemet e jetës së përditshme dhe angazhimet e stinës së pranverës, duke i gjetur nervat e lodhura të nxënësve, duan që ta trondisin dhe ta shkëpusin lidhjen mes tyre.
Keni kujdes dhe ruajuni! Mos lejoni që mes jush të lindë ndonjë konflikt, pasi që njerëzit nuk mund të jenë të pagabueshëm. Por, dera e pendimit është e hapur. Shejtani dhe egoja ju nxisin që pa të drejtë ta kundërshtoni dhe kritikoni vëllanë tuaj.
Por ju thoni: "Ne për hirë të solidaritetit dhe lidhshmërisë në mes nesh jemi të obliguar ta flijojmë të drejtën tonë, dinjitetin, lumturinë tonë të kësaj bote, bile edhe jetën tonë. Me këtë e heshtni dhe e qetësoni nefsin (epshin) e juaj. Po nëse del në shesh ndonjë çështje kontestuese, konsultohuni (mes vete), mos u bëni formalistë, çdokush nuk mund të ketë pikpamje të njëjta. Tash është më se e nevojshme që njëritjetrin ta shikoni me tolerancë, të gjithë vëllezërve tanë një nga një ju bëj selam.
Seid Nursi
Për vëllazërimin do t’ju shpjegoj një parim të rëndësishëm të cilin duhet ta keni parasysh me shumë seriozitet. Jeta është rezultat i bashkimit dhe unitetit, kur të humbet uniteti edhe jeta shpirtërore është e rrezikuar. Për këtë na dëshmon ajeti kur’anor ku thotë:
"Mos u kundërshtoni me njëri-tjetrin".
Nëse humbet solidariteti dhe dashuria ndërvëllazërore, atëherë humbet edhe shija e bashkësisë. Ju fort mirë e dini se nëse tre njëshe shkruhen veç e veç kanë vlerën tre. Por nëse shkruhen pranë njëri tjetrit, kanë vlerën e njëqind e njëmbëdhjetë. Po ashtu edhe ju tre a katër veta, shërbyes të së vërtetës, nëse jeni të bashkuar në teori e praktikë, çdonjëri nga ju ka fuqi sa tre a katër veta.
Nëse veproni me vëllazëri dhe solidaritet të vërtetë që të krenoheni me vyrtytet e tjetrit, me sekretin e përkushtimit, dine se keni vlerën e fuqisë së katërqind vetave. Ju jeni përçuesit e korentit, që ndriçoni jo vetëm (Spartën) por tërë atdheun. Pjesët e makinës përçuese janë të detyruara që ta ndihmojnë njëratjetrën. Ato nuk kanë zili, përkundrazi ata i gëzohen fuqisë së shoqes. Një pjesë të cilën e supozojmë të jetë më sens, gëzohet një pjesë më e fuqishme, sepse kjo e dyta ia lehtëson detyrën.