I lus vëllezërit e mi që të mos hidhërohen për shkak të brengave, zemërngushtësisë apo cytjeve të epshit dhe të djallit, e as për shkak të pandjeshmërisë, fjalëve fyese që mund të dëgjohen nga shokët. Le të mos thonë: "Më ka prekur, më ka nënçmuar" unë i marr për vete ato fjalë jo të mira. Le të mos ua humbin durimin. Unë sikur të kam njëmijë dinjitete, të gjitha do t’i flijoja për hir të dashurisë dhe sinqeritetit mes vëllezërve të mi.
Seid Nursi
Kopertina e fundit
Vëllezër të nderuar:
Në asnjë mënyrë mos lejoni që rrymat e ndryshme botërore t’ju përçajnë e në veçanti ato politike qëllimkëqija e dinake, mos t’ju çorodisin fraksionet e ndryshme të bashkuara kundër jush, që të fusin përçarje mes jush.
Mos lejoni që me ju në vend të parimit hynor "Dashuria për hir të Zotit, urrejtja për hir të Tij", të mbisundojë rregulla djallëzore: bashkimi dhe dashuria për hir të interesit dhe si pasojë e saj të bëhemi armiq të vëllezërve tuaj të vëretetë.
Poashtu mos lejoni të bëheni simpatizues (mjet i politikanëve) ndjellakeq e të bëheni ortak (të barabartë) në krimin e tyre.
Falënderimi i takon All-llahut të gjithë botërave.