LETRA E NJËZETEDYTË | LETRA E NJËZETEDYTË | 26
(1-27)

Në emër të Tij, i lartësuar qoftë

Vëllezër të nderuar dhe të sinqertë!

O vëllezër të mi të paluhatshëm dhe të fortë si graniti.

Puna jonë është shumë e ndijshme, unë nga besimi i sinqertë që kisha ndaj jush, gjithë çështjen time ua lash juve. Në personalitetin tuaj shpirtëror edhe ju me gjithë fuqinë tuaj duhet të përpiqeni që të më ndihmoni, edhe pse ndodhia e juaj ishte e vogël dhe e tejkalueshme, por ashtu siç e dëmton një gjë e vogël zemrekun e orës tonë dhe bebëzën e syrit ashtu edhe ajo ndodhi e dëmton dhe e shqetëson shpirtin tonë.

Rëndësinë e kësaj pike (ndodhie) na e dëshmuan tri plasaritjet që na ndodhën. Është obligim i domosdoshëm që të aplikojmë parimet e shkëndijës së sinqeritetit dhe të sekretit të miqësisë! Kam marrë një lajm të prerë se që tre muaj në rajonin tonë janë caktuar tre veta që në saje të fërkimeve të mendimeve dhe ideve, mes vëllezërve të shkaktojnë ftohje.

Gjykimi ynë pa shkas po zgjatet, me qëllim të bezdisjes dhe lëkundjes së nurxhive durimtarë dhe këndelljes së atyre jodurimtarë. Në asnjë mënyrë mos lejoni që të lëkundet dashuria juaj sakrifikuese dhe e pastër që e keni pasur deri tani. Nëse ata ia arrijë qëllimit në këtë drejtim po edhe sa grimca e atomit, dine se shumë na kanë dëmtuar. Aty ku e kërkon nevoja besimtare dhe kur’anore për njëri-tjetrin, ne duhet të jemi në gjendje që ta flijojmë edhe shpirtin tonë.

Ne me një thukshmëri që buron nga vuajtja ose ndonjë gjë tjetër, duhet që si flijues të vërtetë të mos na nxihet gjaku e të hidhërohemi, por me përulësi, modesti dhe sinqeritet ta pranojmë të metën tonë. Ta shtojmë dashurinë dhe lidhshmërinë mes nesh, në të kundërtën, "Kokrra do të bëhet kupollë" dhe mund të shkaktojë dëme të papara.

Duke u mbështetur në largpamësinë dhe zgjuarsinë tuaj, unë me kaq po i jap fund.

Said Nursi


Nuk ka ze