Andaj është më së e nevojshme që këtyre dy veseve t’iu shmangemi dhe ti urrejmë.
Pasi që të keqen e këtyre dy veseve e kemi sqaruar në letrën njëzetedytë të Risale-i Nurit, këtu do të cekim në pika të shkurtëra.
Mbaroi koha e urrejtjes dhe armiqësisë. Nga dy luftërat botërore u vërtetua se sa e dëmshme dhe e tmerrshme është armiqësia, sa trazira dhe shkatërime shkaktuan ata dhe kurrfarë dobie nuk pati prej tyre, andaj e keqja e armiqve nuk duhet të na shpie në armiqësi që të jemi të tepruar sepse gjykimi i drejtë i All-llahut dhe xhehennemi do të jenë ndëshkimi i mjaftueshëm për ta.
Vetmashtrimi i njeriut dhe egoizmi i tij në shumë raste e shpiejnë të merr qëndrim armiqësor ndaj vëllezërve të vet e ai duke mos qenë i vetëdijshëm për atë dhe duke llogaritur se ai është në të drejtë. Në atë rast i zhvlerëson dhe i hedh poshtë gjërat të cilat janë pretekst i dashurisë dhe afrimit ndër besimtarët siç është besimi Islam, njerëzia etj.
Kjo është një çmenduri që i ngjan atij të çmenduri i cili u jep përparësi shkaqeve të thjeshta që shpiejnë në armiqësi nga ata që ftojnë në dashuri e miqësi, të cilat janë sikur kodrat e larta. Dashuria është e kundërta dhe antipod armiqësisë këto nuk mund të bashkohen mu ashtu siç nuk mund të bashkohen errësira me dritën:
Në zemrën e njeriut me të vërtetë do të zë vend ai që arrin të dominojë (dashuria apo armiqësia).
P.sh. kur dashuria zë vend në zemër, atëherë armiqësia shndërrohet në mëshirë.
Kështu duhet të sillen besimtarët ndaj njëri tjetrit.
Ndërsa, kur armiqësia dominon në zemër, në atë rast dashuria shndërrohet në një miqësi vetëm të dukshme.
Besimi, Islami dhe njerëzia janë shkaqet e dashurisë dhe të miqësisë janë kalatë, zinxhirë të fortë dhe të ndritshëm.
Ndërsa shkaqet e urrejtjes dhe të armiqësisë drejtuar besimtarit janë çështje të thjeshta sikur guralecat.
Andaj armiqësia ndaj muslimanit është një krim i madh dhe zhvlerësim i faktorëve të dashurisë të cilët janë të ngjashëm me kodrat.
Rezyme:
Dashuria dhe vëllazërimi janë parime themelore të Islamit. Ndërsa ata që janë të prirë për armiqësi janë sikur fëmija i keq dhe i lazdruar i cili është i prirë të shqetësojë të tjerët, kërkon shkas për të qajtur për arsye edhe më të thjeshtë se krahu i mushkonjës.