Individët që e bartin mbi shpinën e vet thesarin e lartë, që paraqet shërbim të vërtetës, besimit dhe Kur’anit, ata krenohen çdo herë kur iu bashkangjitet ndonjë krah i fortë dhe në atë rast e falënderojnë Zotin. Andaj të jeni të kujdesshëm që në asnjë mënyrë të mos ia hapni dyert kritikave mes njëritjetrit ngase ka shumë njerëz nga radhët jashtë vëllezërve tuaj që duhet kritikuar.
Unë mburrem me virtytet tuaja, nga të cilat kur jam i privuar, unë gjendem në mesin tuaj dhe i konsideroj sikur të jenë të miat. Ju njeritjetrin duhet ta shikoni me sy të mësuesit tuaj, çdonjëri nga ju le të zbukurohet me vyrtyte të tjetrit, le të përhapë virtytet e njëritjetrit.
Po ju tregoj juve për ndjenjën vëllazërore të njërit nga vëllezërit tanë, Hafiz Ali efendiu nga (Islamkoju), ndaj një vëllai tjetër që donte të bëhej konkurent i tij. Ai person erdhi tek unë, unë i thashë se bukurshkrimi i një tjetri ishte më i mirë se i tij. I thashë se ai shërben më tepër. Pashë se Hafiz Aliu me plot sinqeritet ndjeu krenari dhe kënaqësi për një gjë të tillë. U gëzua po aq edhe për arsye se tërhoqi kënaqësinë e mësuesit, hetova se ai këtë e shprehu nga thellësia e zemrës dhe ndjeva sinqeritet të plotë e jo vetëm sy e faqe. Iu falënderova All-llahut xh.sh. që në mesin e vëllezërve tanë ka individë me ndjenja të këtilla të larta. El-hamdulil-lah kjo gjendje në rrethin tonë po përhapet.
Seid Nursi
Në emër të Tij, i lartësuar qoftë
Vëllezër të mi mjaft të nderuar dhe të siqertë
Në këtë botë, në veçanti në kohën tonë e sidomos për ata nxënës të Nurit që kanë rënë në fatkeqësi dhe sprova, zgjidhje më e mirë për t’u shpëtuar vuajtjeve të tmerrshme dhe dëshpërimeve është kjo:
Ngushëllimi, lidhjet e ngushta mes njëritjetrit si vëllezër të vërtetë, në momentet e dëshpërimit, hidhërimit dhe brengave, përkdhelja e zemrës së thyer me plot butësi. Vëllazëria juaj e vërtetë dhe mbarë njerëzore nuk duron hidhërim dhe anshmëri. Pasi që unë me tërë forcën jam mbështetur dhe jam lidhur jush, edhe ju e dini dhe e vëreni se unë kam vendosur që për ju ta flijoj rehatinë, dinjitetin dhe nderin e ndoshta jam në gjendje që me plot dëshirë ta flijoj edhe shpirtin. U garantoj me betim se zemra ime, për shkak të problemit midis dy shtyllave të xhematit për një çështje të imët, tetë ditë ka shijuar dënim të rëndë.
Shpirti, zemra po edhe mendja ime qanin duke përshpëritur: "Oh ç’na ka gjetur! Aman, mjerë për ne! O mëshiruesi i mëshiruesve! Na mbrojë! Na shpëto nga sherri i shejtanëve, xhindëve dhe njerëzve! Zemrat e vëllezërve të mi mbushi me sinqeritet, muhabbet, dashuri, vëllazëri e dhembshuri".