LETRA E NJËZETEDYTË | LETRA E NJËZETEDYTË | 19
(1-27)

"Të hajë mishin". Përsëri drejtohet me shkronjën hemze duke shtruar pyetje:

Ç’e keqe e ka goditur njerëzinë tuaj? Aq sa jeni në gjendje ta coptoni dhe ta shkatërroni mikun më të ngushtë.

Në fjalën e pestë: (ehihi)

"Vëllaut të vet" Përsëri fillon me hemze që ka këtë kuptim:

A nuk keni aspak mëshirë ndaj vëllait tuaj të ngratë, të cilin e keni vëlla nga shumë aspekte? A e mohoni lidhjen farefisnore dhe dhembshurinë njerëzore, andaj e kafshoni me dhëmbë si egërsirë qenien e tij shpirtërore.

A ka mend ai i cili e kafshon pjesën e trupit të vet?

A nuk është ai i çmendur?

Në fjalën e gjashtë: (mejten)

"Të vdekur" domethënë: Ku është ndërgjegja juaj?

Aq është prishur natyra e juaj njerëzore saqë keni arritur të bëni punën më të shëmtuar dhe të urrejtur, e ajo është ngrënia e mishit të vëllait tuaj i cili nf]ga ju meriton nder dhe respekt.

Nga ky ajet fisnik dhe nga domethëniet e tij që përmendëm një nga një kuptohet se:

Përgojimi dënohet nga logjika e shëndoshë, nga zemra dhe ndërgjegjja e pastër. Poashtu dënohet edhe nga karakteri dhe natyrshmëria e pastër e njeriut. Mendo rreth këtij ajeti kur’anor dhe shiko se si ai e dënon gibetin me fjalë të shkurtëra në mënyrë të mrekullueshme edhe atë në gjashtë gradë.

Pa dyshim, përgojimi është një armë e fëlliqur të cilën e përdorin ata që dëshirojnë armiqësinë, inatxhinjtë dhe ziliqarët. Ndërsa ata që kanë karakter të lartë, nuk u lejon ndërgjegjja që të përdorin një armë të ndytë siç është gibeti. Lidhur me këtë poeti ka thënë:

"Nuk e poshtëroj veten time duke dënuar tjetrin me përgojim".

Përgojimi është armë e të pandershmëve dhe të poshtërve.

Përgojim është t’ia cekësh vëllait tënd atë që ai s’e dëshiron, nëse ajo të cilën ia përmend atij gjendet tek ai, atëherë e ke përgojuar. Nëse nuk gjendet atëherë e ke shpifur kurse mëkati i shpifjes shumëfishohet.

Përgojimi është rreptësisht i ndaluar, por ai mund të jetë i lejuar në disa raste të veçanta.

Nuk ka ze