LETRA E NJËZETEDYTË | LETRA E NJËZETEDYTË | 11
(1-27)

O popull musliman, a e dini se sa janë fiset e armiqve që përgatiten ta sulmojnë fisin musliman? Ata janë më shumë se njëqind dhe ata kundër Islamit dhe muslimanëve janë të lidhur sikur hallkat e zinxhirit rreth e përqark. Muslimanët kanë nevojë të bashkohen, homogjenizohen dhe të bëjnë rreshtimin e radhëve që ta pengojnë sulmin e çdonjërit prej tyre, për fat të keq ata bëjnë inat dhe çdonjëri vepron sipas ëndjes dhe egos së tij personale, ku në atë mënyrë ua përgasitin terenin dhe ua hapin dyert armiqve që të hyjnë në oborrin e garantuar Islam.

A i ka hije kjo popullit musliman?

Po të duash t’i numërosh grupet e armiqve që rrethojnë Islamin, ata fillojnë prej atyre të humburve, ateistëve e deri tek të pafetë. Telashet e dynjasë, situata e destabilizuar etj., të gjitha këto janë hallka të lidhura mes vete që mund të arrijnë shtatëdhjetë sosh. Të gjithë dëshirojnë dhe pandërprerë tentojnë t’ju godasin me të keqe. Të gjithë presin momentin që të hakmirren ndaj jush. Ju përballë gjithë këtyre armiqëve nuk keni me çka të mbroheni përpos armës së mprehtë, hendekut të sigurtë dhe kalasë së fortifikuar e gjithkjo është vëllazëria Islame.

Zgjohu o musliman!

Rrënimi i kalasë Islame për disa arsye pa vlerë dhe për ca shkaqe të pabaza është në kundërshtim me ndërgjegjen e gjallë dhe kundër interesit të përgjithshëm Islam...

Zgjohu! Në hadith është thënë: Dexhalli, sufjaniu dhe të ngjashëm me ata që do të miqësohen me hipokritët do të paraqiten në kohën e fundit, ata do ta shfrytëzojnë përçarjen në mes muslimanëve, do të përfitojnë nga dhënia e muslimanëve pas dynjasë, do ta shkatërrojnë njerëzimin shumë lehtë, do të përhapin amoralitetin dhe prostituci¬onin në shoqërinë muslimane, do të shkaktojnë luftëra, gjakderdhje, dhe do ta shkatërrojnë moralin. Në atë rast do të mbizotërojnë mbi popullin musliman dhe do t’i robërojnë ata. (Zoti na ruajtë)

O besimtarë!

Nëse me të vërtetë ju doni të jetoni të ndershëm dhe nuk i pranoni prangat e poshtërsisë dhe të ligështisë.

Zgjohuni nga gjumi i thellë.

Kthehuni të kaluarës suaj të ndritshme.

Hyni në kalanë e shenjtë të fortifikuar. Kur’ani fisnik fton në atë ku thotë:

Nuk ka ze